Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Ares Ferhati, në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour”

Ares Ferhati arrin në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Ferhati mundi me rezultatin e thellë 6-0, 6-0 kundërshtarin e tij nga Turqia Aden Berk Van dhe i siguroi vetes çerekfinalen e këtij turneu të rëndësishëm.
Sot Ares Ferhati do të përballet me tenistin gjerman Richard Chanbour.
Po ashtu Anjel Hoxha fitoi ndaj Defne Yasar nga Turqia me rezultatin 4-0, 4-0 duke shkuar kështu në gjysmëfinale Consolation.
I urojmë fitore të tjera në vijim tenistëve shqiptar!