Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour U12”

Në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë po zhvillohet turneu ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U12 vajza dhe djem.
Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Gjermani, Itali, Turqi, Poloni etj. por edhe tenistë shqiptarë.
Në përballjet e para dje mes tyre janë arritur edhe fitoret e para të tenistëve shqiptarë, ku:
Ares Ferhati fitoi me rezultatin 6-1, 6-3 ndaj Kiril Kruglyk nga Ukraina ndërsa sot fitoi ndaj Sergio Buccarella me rezultatin e thellë 6-1, 6-0
Arbër Dano fitoi me Vasilij Zakoski nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 6-2, 6-3.
Drejtor turneu i “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” është Albi Sulo dhe Kryegjyqtar Çetin Kesici.
I urojmë suksese të gjithë tenistëve tanë sot por edhe në vazhdim.