Billie Jean King Cup, Ekipi shqiptar i vajzave mbërrin në Moldavi

Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mbërritur që ditën e djeshme në Kishinau të Moldavisë ku po të stërvitet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që fillojnë sot ku Shqipëia do të përballet me Armeninë. Ekipi shqiptar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Kristal Dule, Rea Qinami dhe Anatereza Guli nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso.I urojmë shumë suksese ekipit tonë!
Ceremonia përbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit Tenisit “2024 Davis Cup Europe Group IV”

Ceremonia përbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit Tenisit “2024 Davis Cup Europe Group IV” Malta dhe Armenia kalojnë në Grupin e III Europe. Malta arriti të mund me rezultatin 2-0 ekipin e Lihtenshtajnit. Armenia mundi me rezultatin 2-1 San Marinon. Arritje ishte edhe për ekipin kombëtar shqiptar të cilët pasi fituan ndaj Andorrës me rezultatin 2-1, zunë vendin e 5-të duke lënë pas ekipin e Andorrës dhe Islandës. Në mbyllje të kompeticionit, në ceremoninë përmbyllëse u shpërndanë medalje për lojtarët e Maltës dhe Armenisë mes një atmosfere festive. Federata Botërore e Tenisit, përfaqësuar nga Javier Moreno Perez akordoi një trofe Federatës Shqiptare të Tenisit, Presidentit Ferdinand Sulo, për realizimin me sukses të këtij eventi të rëndësishëm. I urojmë suksese të tjera ekipeve pjesëmarrëse dhe të gjithë subjekteve të angazhuar në realizmin e Davis Cup për herë të parë në Shqipëri.
Momente nga Ceremonia e “2024 DAVIS CUP EU IV” Tirana, Albania

U zhvillua sot ceremonia hapëse e Kupës Botërore të Tenisit për të Rritur Meshkuj “2024 Davis Cup – Europe IV” që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë aktivitet marrin pjesë ekipet kombëtare të tenisit të Armenisë, Liechtensteinit, Andorrës, Maltës, San Marinos, Islandës dhe Shqipërisë, të të rriturve meshkuj. Gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillohen ndeshje individuale dhe dyshe të këtyre ekipeve. Ekipi shqiptar përbëhet nga lojtarët: Martin Muedini, Daniel Ostap, Joan Sura, Denis Gaba dhe kapitenët dhe trajnerët Përparim Zano dhe Ervin Rota. Të ftuar në ceremoninë hapëse ishin personalitete të sportit dhe politikës por jo vetëm ku përmendim: -Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako -Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha -Përfaqësues i Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Javier Moreno Perez -Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli. Ceremonia u drejtua nga Drejtori organizativ i Davis Cup Albi Sulo dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, Klaus Bardeli. Të gjithë ekipet parakaluan me flamujt e shteteve respektive përpara fillimit të ndeshjeve të para të këtij kompeticioni. I urojmë shumë fat ekipit tonë kombëtar dhe suksese të gjithë ekipeve pjesëmarrëse!
Shpallen fituesit e Turneut botëror ITF WTT ‘NSP Open 2024’, J30 Tirana

Shpallen fituesit e Turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J30 Tirana, për grupmoshën U18, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme të botës, si: Francë, Itali, Australi, Suedi, Estoni, Brazil, SHBA etj. por edhe tenistë shqiptarë si Joan Sura, Rea Qinami, Enian Mehmeti, Damian Methasani, Tedi Teferiçi. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Daniel Aleksandar Amarandei nga Italia ndaj finalistit Egemen Karaman nga Turqia me rezultatin 6-4, 6-2. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Tea Kovacevic nga Bosnje-Hercegovina me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj tenistes greke Despoina Koskina. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën tenistët Eduardo De Benedictis Andreta nga Brazili dhe Pratyaksh XXX nga India me rezultatin 6-4, 6-4 ndaj dyshes Daniel Aleksandar Amarandei nga Italia dhe Shixun Zhu nga Kina. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën tenistet greke Despoina Koskina dhe Lydia Panagiotidou me rezultatin 7-6(6),6-1 ndaj Elise Lesigne dhe Lison Tapin nga Franca. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës!
Rea Qinami arrin në Gjysmëfinale të turneut botëror ‘Tirana Open 2024’

Tenistja Rea Qinami së bashku me tenisten Eleni Chatziavraam nga Greqia fituan me rezultatin 6-3, 4-6, 12-10 kundër dyshes Rebecca Di Giovannantonio nga Italia dhe Emma Fulvia Wiesenfeld nga ShBA në çerefinale të përballjeve Doubles Vajza. Me këtë fitore Rea Qinami dhe Eleni Chatziavraam kaluan në Gjysmëfinale Doubles Vajza të turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Tirana Open 2024’, J30 Tirana, për grupmoshën U18 që po zhvillohet gjatë kësaj jave në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Në Gjysmëfinale do të ndeshen me dyshen italiane Daria Raimondo dhe Beatrice Veltri. I urojmë shumë suksese në vazhdim Rea Qinamit dhe Eleni Chatziavraam në këtë turne ndërkombëtar.
U mbyll me sukses turneu “VLORA OPEN “ për grupmoshat ROG (U8, U9, U10), & U12

U mbyll me sukses turneu “VLORA OPEN “ për grupmoshat ROG (U8, U9, U10), & U12, i cili u zhvillua si bashkëpunim i Fedratës Shqiptare të Tenisit, Klubit Vlora Tenis dhe Bashkisë Vlorë nën slloganin ”Vlora Qyteti Europian i Sportit 2024“. Fituesit si më poshtë: U – 12 / femra Nergis Nikprelaj Siara Tola U-12 / meshkuj Jonis Gaba Dimitri Sazonkin Red / femra Alesia Musai Fabia Maskaj Orange / femra Mirabella Lamina Noemi Zyli Green / meshkuj Matias Tivari Leart Musai Green / femra Siara Tola Sonia Kuzmina Red / meshkuj Rubi Rushiti Jorik Gashi Falenderojmë të gjithë organizatorët e pjesëmarrësit dhe i urojmë suksese të tjera!
“NSP OPEN U16 – Tennis Europe Junior Tour shpall fituesit

Shpallen fituesit e “NSP OPEN U16 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme të botës, si: Estoni, Itali, Britani e Madhe, Çeki, Austri, Turqi etj. por edhe tenistë shqiptarë si Ares Ferhati, Ariel Sulovari, Damian Methasani, Denis Gaba, Enian Mehmeti, Enki Hyseni dhe Kledi Gaba. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall tenisti italian Alessio BABUDRI me rezultatin 6-1, 6-2 ndaj finalistit Mikhail MICHSHENKO nga Kazakistani. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Linara BULESHEVA nga Kazakistani me rezultatin 6-3, 6-1 ndaj finalistes po nga Kazakistani, Sofiya KIROVA. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Mikhail MICHSHENKO nga Kazakistani dhe Kristian STEFANOV nga Bullgaria me rezultatin 7-5, 7-5 ndaj finalistëve italianë Alessio BABUDRI dhe Nicolo’ CAMPETTI. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Eleni CHATZIAVRAAM nga Greqia dhe Agata KONARSKA nga Polonia me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj finalisteve nga Kazakistani Linara BULESHEVA dhe Medina OTEPBERGEN. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vazhdim.
U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U16″-Tennis Europe Junior Tour 2024

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U16 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë rreth 100 tenistë nga shtete të ndryshme të botës, si: Poloni, Itali, Britani e Madhe, Suedi, SHBA, Turqi etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Angelo DE CESARIS nga Italia me rezultatin 6-1, 6-2 ndaj finalistit nga Bullgaria Kristian STEFANOV. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall tenistja turke Serra HASANBASOGLU me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj finalistes Linara BULESHEVA nga Kazakistani. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Angelo DE CESARIS dhe Alessandro RICCARDI nga Italia me rezultatin 6-4, 6-3 ndaj dyshes së tenistë finalist polak Maksymilian STOPA dhe Jerzy FILIP URBAN. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Linara BULESHEVA dhe Medina OTEPBERGEN nga Kazakistani me rezultatin 6-2, 4-6, 10-8 ndaj dyshes italiane finaliste Matilde IEZZA dhe Silvia MAFFI. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës!
Kampionati Botëror “2024 Davis Cup – Europe Group IV” për herë të parë në Shqipëri

Federata Botërore e Tenisit (International Tennis Federation) ka përzgjedhur Federatën Shqiptare të Tenisit për të organizuar Kampionatin prestigjoz botëror “2024 Davis Cup – Europe Group IV” në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë gjatë javës së 10 Qershorit 2024. Shqipëria do të mirëpresë në kryeqytet ekipet kombëtare të meshkujve për Të Rritur të Armenisë, Lihtenshtajnit, Andorës, Maltës, San Marionos dhe Islandës. Kampionati botëror ekipor Të Rritur Meshkuj Davis Cup realizohet për herë të parë në Shqipëri dhe për këtë falenderojmë Federatën Botërore të Tenisit (ITF) për besimin e dhënë. Java e 10 Qeshorit do të shënojë një nga javët me rëndësinë më të madhe sportive të vendit tonë për vitin 2024. I urojmë suksese edhe ekipit tonë shqiptar që do të na përfaqësojë në “2024 Davis Cup – Europe Group IV”.
‘Shkodra Open 2024’ J30 ITF WTT Juniors, Joan Sura kalon raundin e parë

Tenisti shqiptar Joan Sura ka kaluar roundin e parë të turneut ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2024’ J30 Shkodër, që po zhvillohet në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Joani mundi me rezultatin 6-0, 6-1 tenistin Kan Musabegovic nga Bosnje Hercegovina duke kaluar kështu në raundin e dytë ku do të përballet me Jan Smrcka nga Gjermania. Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Gjermania, Itali, Brazil, Spanjë etj. dhe tenistë shqiptarë. Ndër tenistët shqiptarë përmendim: Anatereza Guli, Joan Sura dhe Rea Qinami. I urojmë suksese Joanit në vazhdim dhe të gjithë tenistëve të tjerë pjesëmarrës!