Tani mund të regjistroni vetë rezultatet e ndeshjeve jo zyrtare në platformën tuaj World Tennis Number

Kemi një lajm emocionues! Tani mund të regjistroni vetë rezultatet e ndeshjeve jo zyrtare në platformën tuaj World Tennis Number (WTN), duke e bërë më të lehtë se kurrë ndjekjen e progresit dhe përmirësimin e vlerësimit tuaj. Me regjistrimin vetjak, ju mund të: – Regjistroni rezultatet e ndeshjeve nga lojërat jo konkurruese (jo zyrtare). – Merrni një vlerësim më të saktë dhe të përditësuar Përfitoni njohuri më të thella për performancën dhe nivelin tuaj të aftësive. – Regjistrimi i rezultateve është i shpejtë dhe i lehtë. Thjesht hyni në llogarinë tuaj, zgjidhni skedën ‘Results’ dhe më pas skedën ‘My Matches’ për të vazhduar me postimin e rezultatit. Gjithashtu, mund të ftoni miq dhe familjarë të bashkohen, në mënyrë që edhe ata të fillojnë të regjistrojnë rezultatet e ndeshjeve jo zyrtare. *Vini re se kundërshtarët duhet të jenë të regjistruar në WTN, në mënyrë që të mund të regjistroni një rezultat kundër tyre. Megjithatë, lojtarët që marrin pjesë në një turnetë ITF nuk do të kenë qasje në këtë mundësi. Lojtarët e rinj mund të marrin një WTN dhe të krijojnë një llogari përmes funksionit tonë ‘Rate My Game’ (QR code në foto). Suksese!
Arbër Dano dhe Ares Ferhati fitojnë nga 2 medalje në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships”, Antalia,Turqi

Arbër Dano dhe Ares Ferhati fitojnë nga 2 medalje në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U and 12&U + 12&U Training Camp”, Antalia,Turqi. Në ceremoninë përmbyllëse të këtij kompeticioni të rëndësishëm ndërkombëtar, dy tenistët shqiptarë të ekipit kombëtar U14 u nderuan me medalje si gjysmëfinalistë në përballjet dyshe (doubles), përgjatë javës së parë dhe të dytë. Medaljet ju dorëzuan nga Vitor Cabral – Drejtor i Zhvillimit ITF për Evropën, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. I urojmë shumë suksese Arbrit dhe Aresit si dhe gjithë lojtarëve të ekipit tonë U14 dhe U12 së bashku me trajnerin U14 Tedi Kaso dhe trajnerët U12 Joan Koti e Blearta Ukëhaxhaj, që dhanë më të mirën e tyre në këtë aktivitet.
Arbër Dano dhe Ares Ferhati në çerekfinale të “2025 ITF/TE Development Championships”, në Antalia

Arbër Dano dhe Ares Ferhati arrijnë në çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” 14& Under, në Antalia,Turqi. Arbër Dano ka mundur me rezultatin 6-0, 6-1 tenistin Seyhun Gasimzade nga Azerbajxhani. Ares Ferhati ka mundur me rezultatin 6-4, 6-1 tenistin Djordje Kordic nga Mali i Zi. Në përballjet U14 Vajza, Glora Bushati u mund me rezultatin 0-6, 0-6 nga tenistja Viktoria Nanava nga Gjeorgjia, ndërsa Anjel Hoxha u mund me rezultatin 2-6,1-6 nga Maria Azizyan nga Armenia. Gjithsesi dy tenistët shqiptarë djem kalojnë kështu në çerekfinale, në të cilën Arbër Dano do të përballet me Petar Stankovic nga Mali i Zi dhe Ares Ferhati do të ndeshet me Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë që ekipi kombëtar vijon stërvitjen me trajnerin Tedi Kaso, ne i urojmë shumë suksese në vijim!
ITF World Tennis Number – Regjistrohu edhe ti!

Regjistrohuni në ITF World Tennis Number Duke përdorur ITF World Tennis Number, ju keni menjëherë akses në një bazë të dhënash globale të lojtarëve, për të konkurruar dhe për të krahasuar. Algoritmi ynë që kryeson në industri, analizon të dhënat e performancës së lojtarëve dhe miliona rezultate ndeshjesh, për t’ju ofruar një vlerësim të nivelit të aftësive në kohë reale që do t’ju mundësojë të keni një përvojë më kuptimplotë dhe të këndshme tenisi. Luaj në nivel lokal. Krahasoni globalisht. GameOn
ITF World Tennis Number në Shqipëri – Regjistrohu tani!

Duke përdorur ITF World Tennis Number, ju keni menjëherë akses në një bazë të dhënash globale të lojtarëve, për të konkurruar dhe për të krahasuar. Algoritmi ynë që kryeson në industri, analizon të dhënat e performancës së lojtarëve dhe miliona rezultate ndeshjesh, për t’ju ofruar një vlerësim të nivelit të aftësive në kohë reale që do t’ju mundësojë të keni një përvojë më kuptimplotë dhe të këndshme tenisi. Luaj në nivel lokal. Krahasoni globalisht. #GameOn
ITF World Tennis Number në Shqipëri – Regjistrimet janë hapur!

ITF World Tennis Number u krijua për të bërë që më shumë njerëz të luajnë tenis, më shpesh. Duke u regjistruar, menjëherë fitoni akses në: -Një shkallë globale të vetme për të gjithë. -Një komunitet lojtarësh online, me të cilët mund të krahasoheni ose të luani kundër tyre. -Aftësi për të krijuar një listë me lojtarët e tu të preferuar në shkollën tuaj, klubin tuaj ose midis miqve. Ka shumë mënyra të tjera emocionuese për të përdorur ITF World Tennis Number për ndeshjen tuaj të ardhshme në fushë. Regjistrohuni për të marrë Numrin tuaj WTN > https://worldtennisnumber.com/eng/register #GameOn
National Sport Park Open 2024 – Tennis Europe Junior Tour – Category 2

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open 2024 – Tennis Europe Junior Tour – Category 2” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Steliyan DARAKEV nga Bullgaria me rezultatin 6-2, 6-0 ndaj finalistit po nga Bullgaria, Viktor GEORGIEV. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja turke Ece SEN me rezultatin 6-2, 6-2 dhe finaliste Andreea MITRACHE nga Rumania. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja bullgare Steliyan DARAKEV dhe Viktor GEORGIEV me rezultatin 6-1,6-2 ndaj dyshes Marc FULWOOD nga Britania e Madhe dhe Alexandre SPANOS nga Greqia. Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja rumune Andreea MITRACHE dhe Maria MITRACHE, me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj dyshes Boglarka ERTEKES dhe Vivien SZABO nga Hungaria. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
ITF World Tennis Number ALBANIA

🚨 ITF World Tennis Number është KËTU 🚨 Pavarësisht nëse luani çdo javë ose jeni plotësisht fillestar – ne jemi këtu për ju! ✅ Lojëra më të mira me kundërshtarë të barabartë ✅ Përmirësoni lojën duke gjurmuar çdo ndeshje ✅ E aksesueshme për të gjithë – pavarësisht aftësive, moshës, gjinisë apo vendndodhjes Çfarë po pret? Përfshihu edhe ti >> https://worldtennisnumber.com/ #GameOn
Korça Tour 2024 shpall fituesit

Alex Prifti dhe Ola Dano rezultojnë fitues të U14 Djem dhe Vajza. Alex Prifti fitoi me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj finalistit Ares Ferhati ndërsa Ola Dano fitoi me rezultatin 2-4, 5-3, 11-9 ndaj finalistes Raina Haxhiu. Në Kategorinë ROG Top i Kuq Djem fitues u shpall Harli Çume dhe finalist Piter Papailia. Në Kategorinë ROG Top i Kuq Vajza fituese u shpall Fabia Maskaj dhe finaliste Moana Tola. Në Kategorinë ROG Top Jeshil Vajza fituese u shpall Siara Tola dhe finaliste Mirabela Lamina. Në Kategorinë ROG Top Jeshil Djem fitues u shpall Kristian Blushi dhe finalist IlianTase. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!
Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1.

Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1. Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mundur ekipin e Azerbajxhanit në përballjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave në Kishinau të Moldavisë (10th-11th Play-Off). Në përballjen e parë në Singles, Rea Qinami mundi me rezultatin 6-3, 6-3 tenisten Lala Eyvazova. Në përballjen e dytë Singles Kristal Dule nuk arriti të mund tenisten Michelle Dzjachangirova me rezultatin 2-6,2-6. Në përballjen Doubles tenistet shqiptare Kristal Dule dhe Rea Qinami mundën me rezultatin e thellë 6-3, 6-0 dyshen e tenisteve nga Azarbajxhani Lala Eyvazova dhe Michelle Dzjachangirova. Një bravo e madhe vajzave të kombëtares sonë!