Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

QendraKombetareeTenisit

Doubles Tournament- Albi Sulo & Tedi Kaso dhe Taulant Premçi & Elonia Gjata shpallen fitues

Më 5 Mars 2023 u mbyll me sukses turneu “Doubles Tournament” ku fitues per meshkuj u shpallën Albi Sulo dhe Tedi Kaso. Si risi ne Shqiperi u realizua dhe kategoria Mixed Doubles ku fitues u shpallën Elonia Gjata dhe Taulant Prençi. Albi Sulo dhe Tedi Kaso fituan me rezultatin 2-1 ndaj finalistëve Kledi Gaba dhe Denis Gaba, ndërsa Taulant Prençi dhe Elonia Gjata fituan me rezultatin 2-0 ndaj dyshes Arbër Dano dhe Ariel Sulovari. Ky ishte turneu i parë i doubles për këtë vit i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe National Sport Park Club me kryegjyqtar Kleid Vora në ambjentet e Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. I urojmë suksese fituesve dhe faleminderit të gjithë pjesëmarrësve!

Doubles Tournament- Albi Sulo & Tedi Kaso dhe Taulant Premçi & Elonia Gjata shpallen fitues Read More »

“ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course” në Tiranë

Po zhvillohet “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course”, kursi i çertifikimit të trajnerëve Niveli i Parë nga Federata Botërore e Tenisit. Ky kurs po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park”, nën drejtimin e Vanja Stuhli nga ITF dhe Albi Sulo nga FSHT. Përgjatë 2 javëve me rradhë, rreth 20 trajnerë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do të zgjerojnë njohuritë dhe do testohen në lidhje me aftësinë e tyre në trajnimin e lojtarëve. “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course” vjen në Shqipëri si bashkëpunim mes Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Federatës Shqiptare të Tenisit (FSHT). I urojmë shumë fat të gjithë pjesëmarrësve dhe suksese në këtë kurs por edhe në aktivitetin e tyre si trajnerë kudo në botë pas këtij çertifikimi.

“ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course” në Tiranë Read More »