Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

players

Ares Ferhati, Anjel Hoxha dhe Alex Prifti fitues në “CHERRY CUP SKOPJE 2021”

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, u zhvillua turneu ndërkombëtar “CHERRY CUP SKOPJE 2021”. Në këtë turne morën pjesë rreth 150 fëmijë nga Maqedonia e Veriut, Austria, Bosnje Herzegovina, Kosova, Serbia dhe Shqipëria. Tenistët e vegjël, Ares Ferhati, Anjel Hoxha dhe Alex Prifti bënë një paraqitje mjaft të mirë duke triumfuar si fitues në kategoritë përkatëse, konkretisht Ares Ferhati, fitues i vendit të parë në kategorinë U10/djem, fitues në kategorinë Mix-double U10 dhe gjysëm-finalist në kategorinë U11/djem. Aleks Prifti fitues në kategorinë U11 dhe Anjel Hoxha fituese në kategorinë U10/vajza. (Qershor 2021)

Ares Ferhati, Anjel Hoxha dhe Alex Prifti fitues në “CHERRY CUP SKOPJE 2021” Read More »

“Tenis Korça” dhe FSHT organizojnë “Korça Open 2021”

U zhvillua në datat 29 – 30 Maj 2021 në fushat e Parkut Olimpik në qytetin e Korçës Turneu “Korça Open 2021”, një organizim i “Tenis Korça” dhe FSHT. Në turne ishin të pranishëm 38 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit nga i gjithë vendi që garuan në kategoritë U18, U16, U10, U9 dhe U7. Në përfundim të turnet vendin e parë në U18 për djem e meritoi Skerdi HASA i cili mposhti në finale, tenistin Joan KOTI me rezultatin 6-2, 6-1. Vendin e parë në U16 për vajza e meritoi Amina XHAFERRI, vendin e dytë, , dhe vendin e tretë Lidia METHASANI. Vendin e parë në U16 për djem e meritoi Eno Hasa i Tenis Teuta, i cili mposhti në një ndeshje shumë të luftuar Dhimitër MINDILI me rezultatin 6-4, 2,6,10/8. Vendin e parë në U10 për vajza e meritoi Sofi Kita, vendin e dytë, Alisa KRISTO dhe vendin e tretë, Stela MIHALLARI. Vendin e parë në U10 për djem e meritoi Arbër DANO, vendin e dytë Ares FERHATI dhe në vendin e tretë u rendit Gabriel BODE. Ndeshjet e kësaj kategorie u zhvilluan me sistemin Round Robin. Për vendin e parë në U9 për vajza u ndeshën Vivien JORGONI e cila mposhti në finale tenisten Debora TRESKA. Vendin e parë në U10 për djem e meritoi Martin BUSHATI, vendin e dytë Majk QERAMIXHI dhe në vendin e tretë u rendit Mikael QERAMIXHI. Ndeshjet e kësaj kategorie u zhvilluan me sistemin Round Robin. Një garë interesante u zhvillua tek U7 për djem, ku më të vegjlit garuan me sistemin Round Robin. Në përfundim, fitues doli Jonis GABA, i ndjekur nga Kleis ROTA dhe Milan KRYEZIU. Ky event u organizua nën udhëheqjen e drejtorit të TUR eut z. Ervin ROTA dhe gjyqtarit të turneut z. Aiger SULO . (Maj 2021)

“Tenis Korça” dhe FSHT organizojnë “Korça Open 2021” Read More »

Shpallen fituesit e turneut “Durrësi Open” ROG U10, U12 dhe U14

Pas grumbullimit të lojtarëve më të mirë të moshave të ndryshme, sezoni i këtij viti filloi sipas kalendarit me një sërë turnesh. Turneu i Pranverës për të rritur u zhvillua më 24 – 26 Prill, në finale të të cilit fitoi Martin Muedini i klubit “Tenis Tirana” ndaj Arbër Sulstarova i po këtij klubi. Gjithashtu në ndeshjet për femra, ky turne u fitua nga Gresi Bajri e klubit “Shkodra Tennis Club” ndaj Juna Danit e të njëjtit klub. Tuneu i Pranverës u pasua nga turneu “Durrësi Open” për moshat ROG U10, U12 dhe U14. Turneu u zhvillua në datat 1 dhe 2 Maj, i organizuar në mënyrë shumë të bukur, në të cilin u dhanë këto rezultate. Për moshën U7, në finale doli fitues Milan Kryeziu i klubit “Tennis Eralb Club”, i ndjekur nga Kleis Rota i klubit “Tenis Korça”. Për moshën U10 Femra, fituese rezultoi Anjel Hoxha e klubit “Tennis Plus E&M”, duke fituar të gjitha ndeshjet e kësaj kategorie dhe duke lënë në vend të dytë Vivien Jargoni të po këtij klubi. Për moshën U10 Meshkuj, në finale doli Ares Ferhati dhe Ditan Mulliçi, të dy të klubit “Tennis Eralb Club” ku fitues me rezultatin 2-0 (4:2,4:2) arriti të dalë Ares Ferhati. Për moshën U12 Femra, fituese u shpall Emili Bilali, e cila fitoi me rezultatin 6:3/6:1 ndaj Enki Hyseni, të dyja të klubit “Shkodra Tennis Club”. Për moshën U12 Meshkuj, fitues rezultoi Alex Prifti i klubit “Tennis Plus E&M”, i cili në finale mundi Ares Ferhatin e klubit “Tennis Eralb Club” me rezultatin 2-0 (6:1/6:1). Për moshën U14 Femra, Emili Bilali e “Shkodra Tennis Club” fitoi në finale ndaj Kejsi Kalushi të klubit “Tennis Plus E&M” me rezultatin 2-1 (4:6/ 6:3 [10:7]). Në finale të U14 Meshkuj , fitues me rezultat 6:1/6:0 u shpall Danjel Methasani i “Tennis Plus E&M” ngaj Kledi Gaba i “Tennis Eralb Club”. Vlen të theksohet masiviteti i pjesëmarrjes nga sportistë nga të gjitha rrethet dhe organizimi i bukur i këtij aktiviteti. (Maj 2021)

Shpallen fituesit e turneut “Durrësi Open” ROG U10, U12 dhe U14 Read More »

Përfundoi turneu ndërkombëtar i tenisit për moshën U12 në National Sport Park Tiranë

Perfundoi turneu nderkombetar i tenisit per moshen U12 ne National Sport Park ku moren pjese mbi 60 sportiste nga e gjithe bota. Garat ishin te nje niveli shume te larte me nje rivalitet te vazhdushem. Nga Shqiperia.moren pjese lojtaret me te mire te kesaj moshe, Aleks Prifti, Denis Gaba, Armend Galiqi, Emili Bilali edhe Enki Hyseni te cilet konkuruan denjesisht ne kete aktivitet kaq te rendesishem. Fitues te turneut ishte Angelika Sara nga Italia per femra edhe Alkis Michalakopoulos per meshkuj. (Prill 2021)

Përfundoi turneu ndërkombëtar i tenisit për moshën U12 në National Sport Park Tiranë Read More »

Kampi stërvitor 2021 Qendrën Kombëtare të Tenisit

Federata Shqiptare e Tenisit organizon grumbullimin e moshave te reja per nje kamp stervitor ne prag te turneve nderkombetare. Gjithashtu u ndane edhe certifikatat e lojtareve me te mire te vitit 2020 per moshat e reja, ku u cilesuan : Alex Prifti i Tenis+ si Tenisti me i mire i vitit per meshkuj ne moshen U-10, Anjel Hoxha e Tenis +per femra te po kesaj moshe, Ares Ferhati i Tenis”Eralb” club si Tenist i perspektives. Per moshen U-12 per meshkuj Kledi Gaba i Tenis “Eralb”club, si tenisti i vitit, ndersa per femra Ajri Hoxha e Tenis ” Shkodres” si tenistja me e mire e kesaj moshe.Per moshen U-14 meshkuj u shpall Dhimiter Mindili i Tenis “Korces”,ndersa per femra te kesaj moshe u shpall Gresi Bajri e Tenis “Shkodres”.Per adult “Tenist i vitit u shpall shpall “Skerdi Hasa”i Tenis “Teutes “ne nje kohe qe per femra ne menyre absolute u shpall “Gresi Bajri “si Tenistja e vitit 2020 njekohesisht fituese e 2 Turneve europiane( ne Shkup dhe Podgorice). Trajneri i vitit per punen e palodhur dhe rezultatet e arritura u shpall Farhudin Mehmedoviq i Tenis “Shkodres”. Javen e ardhshme ne NSP Tirane organizohet kampionati nderkombetar Junior i Tennis Europe, turne ku do te marrin pjese teniste nga e gjithe bota, gjithashtu edhe disa nga lojtaret me te mire shqiptarë! (Mars 2021)

Kampi stërvitor 2021 Qendrën Kombëtare të Tenisit Read More »

Skerdi Hasa dhe Gresi Bajri, bursa olimpike nga KOKSH

Një lajm fantastik për tenisin Shqiptar. Dy lojtarët model në të gjithë drejtimet por veçanërisht në rezultatet kombëtare e ndërkombetare, sot ju akordua nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bursa olimpike prej 200 US dollarë në muaj për 1 vit, Gresi Bajrit të “Shkodra Tenis” dhe Skerdi Hasa të “Tenis Teuta”. E para është renditur deri nr. 130 në botë për U14 ndërsa i dyti arriti të renditej deri nr. 174 në rankimin e kësaj moshe. Kjo i motivon për rezultate më të larta por vlejnë dhe si model për gjithë sportstët e tjerë të cilët vitet e fundit kanë arritur në një numër të konsideruehëm. I urojme suksese të mëtejshme të gjithë lojtareve të tenisit dhe veçanërisht falenderojmë Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) për mbështetjen e vazhdueshme në motivimin e talenteve dhe rritjen profesionale të tyre. (Gusht 2020)

Skerdi Hasa dhe Gresi Bajri, bursa olimpike nga KOKSH Read More »

“Technical Assistance Workshop” projekti i ITF dhe FSHT në Qendrën Kombëtare të Tenisit

Ne Qendren Kombetare te Tenisit, National Sport Park, Tirane u realizua pjesa e pare e projektit te FSHT ne bashkepunim me ITF “Technical Assistance Workshop”. Ky projekt u realizua me eksperte te trajnimit te tenisit nderkombetar profesor Aleksander Jürgens ne funksion te rritjes cilesore te lojtareve me te mire Junior dhe trajnerve perkates nga Tirana, Durresi, Shkodra, Korca, etj. Me ane te trajnimeve nga eksperte te niveleve te tilla lojtaret dhe trajneret arrijne te perditesohen zhvillojne anet teknike dhe taktike per te patur ecuri te metejshme. (Shtator 2019)

“Technical Assistance Workshop” projekti i ITF dhe FSHT në Qendrën Kombëtare të Tenisit Read More »