Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Shpallen fituesit e turneut “NSP Junior” U10, U12,U14

Turneu “NSP Junior” U10, U12,U14 për vajza dhe djem u mbyll me sukses.
Fitues në kategorinë U10 Djem u shpall Jonis GABA pas një finaleje plot emocion përballë Martin BUSHATI, që përfundoi me rezultatin 5-4(4), 1-4, 10/8.
Fituese e kategorisë U10 për vajza rezultoi Hana VESELI me rezultat 9-4, 10-8 përballë finalistes Nergis NIKPRELAJ.
Në kategorinë U12 fitues për djem u shpall Alex PPRIFTI me rezultatin 6-1 përballë Ares FERHATI dhe për vajza fituese doli Learta MUHARREMI me rezultatin 6-2 ndaj finalistes Enki HYSENI.
Fitues në kategorinë U14 për djem, pas një finaleje me rezultatin 6-2,3-6,6-4 u shpall Kledi GABA përballë Damian METHASANI.
Ndërsa fituese në kategorinë U14 për vajza u shpall Altea HAJRIZI me rezultatin 6-1,6-3 përballë finalistes Learta MUHARREMI.
Emocione të bukura u përcollën në këtë turnetë organizuar nga Tennis Eralb Club dhe Federata Shqiptare e Tenisit, me pjesëmarrje të gjerë dhe të larmishme.
Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://courthive.com/live/FSHT
(Shkurt 2022)