Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“Shkodra Indoor” U12 dhe U16

Turneu “Shkodra Indoor” zhvilloi përballjet e kategorive U12 dhe U16 në datat 03-05 Dhjetor 2021 në qytetin e Shkodrës.
Fituese në kategorinë U12 për vajza u shpall Anja DREKALOVIC nga Mali i Zi pas një përballje të fortë me Nikoleta NAYDANOVA nga Rusia me rezultatin 6-3, 7-5; ndjekur nga Emili BILALI, Anjel HOXHA, Sara CAMAJ, Enki HYSENI.
Në kategorinë U12 për djem fitues rezultoi Matija NIKIC nga Mali i Zi, i cili fitoi me rezultatin 6-4, 7-6(2) ndaj Alex PRIFTI nga Shqipëria; të ndjekur nga Ares FERHATI, Diar YMERI, Rei DAKOLI, Olger QARRI, Timoteo ARAPI, Denis GABA.
Gresi BAJRI nga Shqipëria u shpall fituese në kategorinë U16 për vajza në një përballje me Altea HAJRIZI nga Kosova me rezultatin 6-1,6-1; ndjekur nga Juna DANI, Ena DORKOVIC, AnaTereza GULI, Ajri HOXHA, Lejla SIJARIC, Kejsi LOHJA.
Për djem fitues në kategorinë U16 doli Skënder KATANA nga Mali i Zi kundrejt Drinor SHAMOLLI nga Kosova me rezultatin 6-1, 6-1.
Organizimi ishte nën kujdesin e z. Alban DANI dhe Dino MEHMEDOVIQ (zyrtarë të turneut) dhe z. Aiger SULO (kryegjyqtar).
Rezultatet më të detajuara të turneut mund t’i ndiqni në: https://courthive.com/live/FSHT
(Dhjetor 2021)