Alex Prifti & Anjel Hoxha në U18 dhe Floid Kaso & Nergis Nikprelaj në U12 – fitues të “DURRËS TOURNAMENT 2025

Është përmbyllur turneu “DURRËSI TOURNAMENT” për kategorinë U12 dhe U18 në qytetin e Durrësit, organizuar këtë fundjavë nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Plus Club. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U18 Djem Fitues: Alex Prifti Finalist: Tedi Teferiçi Rezultati: 6-3, 6-0 U18 Vajza Fituese: Anjel Hoxha Finaliste: Hajdi Hysaj Rezultati: 6-0, 6-1 U12 Djem Fitues: Floid Kaso Finalist: Serzh Balluku Rezultati: 6-0, 6-2 U12 Vajza Fituese: Nergis Nikprelaj Finaliste: Katalea Preni Rezultati: 6-0, 6-0 Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!
“Korça Junior 2025”, turneu ROG & U14 mbyllet me sukses

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club ka organizuar turneun “Korça Junior” në qendrën sportive të qytetit të Korçës, në kategoritë: ROG U14 Djem & Vajza Fituesit e turneut “Korça Junior 2025” janë: Red – Vajza Fituese: Marisa Larti Finaliste: Sofia Robo Orange– Djem Fitues: Teodor Ljepuri Finalist: Kelvi Burda Green – Vajza Fituese: Debora Gjinarali Finaliste: Ajla Cano U14 – Vajza Fituese: Aleksia Beta Finaliste: Haidi Hysaj U14 – Djem Fitues: Ares Ferhati Finalist: Kleis Rota Urime të gjithë fituesve dhe falënderime për të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët!
Denis Gaba shpallet finalist në turneun ndërkombëtar TEJT ‘Shkodra Open 2025’

Tenisti shqiptar Denis Gaba shpallet finalist në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 16&U, Category 3 i mbajtur gjatë datave 15-19 Shtator, në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Pasi mundi tenistin Jinxuan Cheng nga Kina, Gaba arriti në finalen e Djem Singles, Denis Gaba u përball me tenistin maqedonas Marko Aleksovski me rezultatin 6-0, 6-2, duke u shpallur kështu finalist i këtij turneu të rëndësishëm. Po ashtu Denis Gaba u shpall edhe gjysmëfinalist në kategorinë Djem Doubles. Federata Shqiptare e Tenisit i uron suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij sportiv.
Tenistët shqiptarë shkëlqejnë në Montenegro Cup

Rezultat i shkëlqyer për djemtë e ekipit shqiptar në turneun ndërkombëtar “Montenegro Cup – Tennis Europe Junior Tour” Nikshiq, Mali i Zi! Arber Dano dhe Ares Ferhati arritën secili me partneret e tyre në finalen e Doubles, duke treguar performancë të jashtëzakonshme! Fitues në Doubles: Arber Dano me Peter Stanković nga Mali i Zi Runner-Up: Ares Ferhati dhe Tsokanis nga Greqia Ares Ferhati arriti gjithashtu në çerekfinalet e Singles! Urime të përzemërta për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të tenisit!
Ekipi kombëtar i vajzave mbërrin në Kishinau për Billie Jean King Cup 2025!

Ekipi kombëtar i vajzave të kategorisë së të rriturave ka mbërritur dje në Kishinau, Moldavi, ku ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III”, i cili zhvillohet nga 16 deri më 21 Qershor 2025. Shqipëria ka rënë në short në Grupin B, së bashku me Moldavinë, Irlandën dhe Azerbajxhanin, në një grup të fortë me përfaqësuese të përgatitura dhe me përvojë. Përbërja e ekipit shqiptar: Gresi Bajri Kristal Dule Anatereza Guli Enki Hyseni Nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso Ndeshjet e raundit të parë do të zhvillohen me sistemin “round robin” dhe më pas do të vijojnë fazat e dyta me duele për vendosjen e renditjes dhe ngjitjen në grupin e dytë. U urojmë vajzave tona përfaqësuese stërvitje të mbarë dhe suksese në fushë! Forca Shqipëria!
Thirrje për pjesëmarrje – Projekti “KAMPIONËT E VEGJËL TË TENISIT 2025-26”

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Federatës Shqiptare të Tenisit dhe organizatës bamirëse “I Tennis Foundation” me seli në Itali, ju njoftojmë për hapjen e thirrjes për aplikim në programin ndërkombëtar të bursave “Little Tennis Champions 2025–2026”. Ky program synon mbështetjen e lojtarëve të rinj të talentuar, të lindur në vitet 2011 dhe 2012, me vendbanim në Shqipëri, përmes një rruge të plotë trajnimi, edukimi dhe zhvillimi sportiv në nivel ndërkombëtar. Programi përfshin gjithashtu Italinë, Malin e Zi dhe Kosovën. Elementët përfitues të bursës përfshijnë: -Trajnime teknike dhe taktike me trajnerë të mirënjohur në nivel europian -Pjesëmarrje në turne të miratuar nga Tennis Europe -Mbështetje në aspektin edukativ, psikologjik dhe gjuhësor -Pajisje dhe materiale trajnimi të mbuluara plotësisht nga organizatori -Akomodim dhe transport në kuadër të aktiviteteve të programit Afati për aplikim: deri më 22 qershor 2025 Faza përzgjedhëse në fushë në Shqipëri: 25–26 qershor 2025, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Programi fillon në korrik 2025 në Torino dhe përfundon në maj 2026, duke përfshirë aktivitete të shumta trajnimi dhe gara në Itali, Francë, Zvicër dhe Kroaci. Pjesëmarrja në fazën përzgjedhëse është pa pagesë. Për më shumë informacion: www.itennisfoundation.com info@albaniantennis.com #LittleTennisChampions #LTC2025 #TennisForAll #TenisiShqiptar #TalenteTëReja
Turneu Botëror “Tirana Open 2025” shpall fituesit!

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun ndërkombëtar të nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2025” – J30 Tirana, i cili u zhvillua në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort” në Tiranë. Turneu për grupmoshën U18 mirëpriti sportistë të rinj të talentuar nga vende të ndryshme të botës, të cilët konkurruan në disiplinat singles dhe doubles për djem dhe vajza. Fituesit e kategorive kryesore ishin: Girls Singles U18 Sofia Cadar (Itali) Në një finale të fortë, Cadar mposhti bashkëkombësen Sveva Sveva Fumagalli me rezultatin 6-4, 6-4. Boys Singles U18 Alkis Michalakopoulos (Greqi) Michalakopoulos triumfoi ndaj italianit Pietro Verno në finale me shifrat 7-5, 6-0. Boys Doubles U18 Alessandro Binetti / Pietro Verno (Itali) Dyshja italiane siguroi titullin pas një finaleje të suksesshme kundër britanikëve Isaac Forde dhe Erik Ndreu, me rezultatin 6-2, 5-7,10-5. Girls Doubles U18 Sveva Sveva Fumagalli (Itali) / Dicle Izgi (Turqi) Në një ndeshje finale emocionuese, dyshja italo-turke fitoi ndaj kazakeve Aruzhan Bayalina dhe Sofya Malysheva me rezultatin 6-2, 7-5. Turneu u zhvillua gjatë gjithë javës në Tiranë dhe përfshiu pjesëmarrës nga Italia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Çekia, Polonia, Japonia, dhe vende të tjera. Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe suksese në garat e ardhshme ndërkombëtare!
Arbër Dano shpallet fitues në dyshe në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2025”

Turneu ndërkombëtar “Shkodra Open 2025” (14&U, Kategoria 3) po zhvillohet me sukses në ambientet e Adriatic Tennis Park në Shkodër, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club. Arbër Dano, një prej talenteve të tenisit shqiptar, shkëlqeu në kategorinë Doubles, duke u shpallur fitues në partneritet me Ioannis-Panagiotis Vasileiadis nga Greqia. Dyshja triumfoi në një finale të fortë ndaj italianëve Dante Terzi dhe Pietro Tombari, me rezultatin 6-1, 4-6, 10-7. Dano gjithashtu arriti një tjetër rezultat pozitiv në kategorinë Singles, ku arriti deri në çerekfinale, duke treguar nivel të lartë gare në një turne me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare. Po ashtu tenistja shqiptare Glora Bushati arriti në gjysmëfinale në kategorinë Doubles Vajza, në partneritet me tenisten Hana Veseli nga Kosova. Shumë suksese në vijim tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!
Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2025” U16

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2025” U16, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës, si Italia, Britania e Madhe, Çekia, Austria, Turqia, etj., si edhe tenistë shqiptarë, ndër të cilët spikati Denis Gaba, fitues në garat “Doubles” dhe finalist në garat “Singles”, një arritje e konsiderueshme për tenistin tonë. Fituesit dhe finalistët e këtij turneu sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Athanasios ZAVOURGIANOS (Greqi) Finalist: Denis GABA (Shqipëri) Vajza Singles Fituese: Ayanna Maria MITU (Rumani) Finaliste: Ena ILIC (Serbi) Djem Doubles Fitues: Denis GABA (Shqipëri) dhe Jinxuan CHENG (Kinë) Finalistë: Ilko MALINOV (Bullgari) dhe Maksymilian ZUREK (Poloni) Vajza Doubles Fituese: Ena ILIC (Serbi) dhe Ayanna Maria MITU (Rumani) Finaliste: Alice DI SANTO (Itali) dhe Eva PANCHENKO (Kazakistan) Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!
Përfundon me sukses “Tirana Open U14 – Tennis Europe Junior Tour 2025”

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2025”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 90 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Francë, Itali, Hollandë, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Yehor Romaniuta nga Ukraina Finalist: Zakaria Azzaz nga Franca Vajza Singles Fituese: Anna Kuznetsova nga Ukraina Finaliste: Rita Chi nga Hollanda Djem Doubles Fitues: Matteo Romano dhe Riccardo Torrieri nga Italia Finalistë: Ruben Cuxac nga Franca dhe Mikolaj Solarz nga Polonia Vajza Doubles Fituese:Asya Ay dhe Senem Nalbant Francia nga Turqia Finaliste: Lohann Cuxac nga Franca dhe Eva Panchenko nga Kazakistani I urojmë suksese të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë ka filluar turneu ndërkombëtar i rradhës “National Sport Park Open U14 – TEJT 2025”-Category 3, në Tiranë.