Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, organizoi me sukses turneun “KORÇA CUP 2026”, i cili u zhvillua më 13-14 Qershor 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës.
Turneu mblodhi tenistë të rinj nga klube të ndryshme të vendit, të cilët garuan në kategoritë U16 dhe ROG (Red, Orange & Green), duke zhvilluar ndeshje me nivel të lartë, frymë sportive dhe konkurrencë të fortë.
Fituesit dhe finalistët:
U16 Djem
🥇 Kleis Rota
🥈 Hansper Kaço
U16 Vajza
🥇 Anjel Hoxha
🥈 Siara Tola
Orange Vajza
🥇 Siandra Azisllari
🥈 Sofi Robo
Orange Djem
🥇 Joan Xoga
🥈 Arvi Samara
Green Vajza
🥇 Moana Tola
🥈 Margaret Bazhdari
Green Djem
🥇 Jorik Aliaj
🥈 Elio Dimoshi
Red Vajza
🥇 Marisa Larti
🥈 Amelia Çollaku
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për performancat e tyre, si dhe falënderon Tennis Korça Club, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe të gjithë stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.

Ndaje me miq