Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Tenisti shqiptar Alex Prifti ka siguruar gjysmëfinalen e turneut ndërkombëtar “NSP Open 2026-Tennis Europe Junior Tour”, i cili po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, si pjesë e kalendarit ndërkombëtar të Federatës Shqiptare të Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club për vitin 2026.
Në çerekfinale, Alex Prifti zhvilloi një paraqitje shumë të mirë duke mposhtur tenistin serb Andrija Bojovic me rezultatin 7-6, 6-3, në një ndeshje të luftuar dhe me nivel të lartë loje.
Me këtë fitore, Prifti vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm në turne dhe në gjysmëfinale do të përballet me tenistin italian Gennaro Scalese, në një tjetër sfidë të rëndësishme për një vend në finale.
I urojmë suksese në vijim tenistit tonë, Alex!

Ndaje me miq