Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Gresi Bajri fituese e turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” U16

Gresi Bajri fituese e turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” U16.
Tenistja jonë kampione Gresi Bajri shpallet fituese pas finales me rezultat 6-3, 6-3 ndaj Sofiya Shymanska nga Ukraina.
Fitoret e Gresi Bajrit tashmë janë të njëpasnjëshme!
Ky ishte turneu i parë “Tennis Europe Junior Tour” i realizuar në qytetin e lindjes së Gresit, në Shkodër.
Fitues në kategorinë Singles Djem u shpall Nikola Jovic nga Serbia pasi mundi në finale Vuk Krstajic nga Mali i Zi.
Gjatë këtij turneu kishte rezultate të mira edhe nga tenistë të tjerë shqiptarë. Rea Qinami gjysmëfinaliste në Singles Vajza, Ajri Hoxha arriti të kalojë në Roundin e 2-të, Kledi Gabi kalon në Raundin e 2-të dhe shpallet gjysmëfinalist në Doubles Djem.
Gresi Bajri në këtë turne ndërkombëtar shpallet fituese në kategorinë Singles dhe Doubles për vajza.
I urojmë suksese në vazhdim Gresit e tenistëve të tjerë shqiptarë dhe atyre pjesëmarrës!