Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Korça Club organizoi me sukses në qendrën sportive të qytetit të Korçës turneun “KORÇA OPEN 2026” për kategoritë ROG dhe U12 për djem dhe vajza.
Turneu mblodhi tenisistë të rinj nga klube të ndryshme të vendit, të cilët zhvilluan ndeshje shumë të bukura dhe konkurruese, duke treguar nivel të mirë teknik dhe shpirt sportiv gjatë gjithë aktivitetit.
Fituesit dhe finalistët.
U12 Djem
🥇 Blin Papa
🥈 Dion Llusku
Red Djem
🥇 Arvi Samara
🥈 Arjan Zhilla
Green Djem
🥇 Jorik Aliaj
🥈 Alan Pelinku
U12 Vajza
🥇 Katalea Preni
🥈 Helia Hysaj
Red Vajza
🥇 Marisa Larti
🥈 Maria Treska
Orange Vajza
🥇 Reina Sukaj
🥈 Siandra Azisllari
Suksese të gjithëve në vazhdim!

Ndaje me miq