Federata Shqiptare e Tenisit

Arbër Dano përzgjidhet fitues në programin ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026”

Federata Shqiptare e Tenisit ka kënaqësinë të njoftojë se Arbër Dano është përzgjedhur si fitues në kuadër të programit prestigjioz ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025-2026”, një nismë e organizuar nga I Tennis Foundation në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit.
Pas një procesi të gjatë dhe të kujdesshëm përzgjedhës dhe takimit në fushë të zhvilluar më 24–25 Qershor në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, Arbëri u dallua për aftësitë e tij teknike, disiplinën, dhe potencialin për zhvillim në nivel ndërkombëtar.
Si pjesë e këtij programi, Arbëri do të përfitojë:
 Trajnime të avancuara me trajnerë elitarë
 Pjesëmarrje në turne ndërkombëtare në disa vende europiane
 Mbështetje edukative, psikologjike dhe gjuhësore
Udhëtime, akomodim dhe përkujdesje të mbuluara nga organizatorët
Federata Shqiptare e Tenisit i uron suksese Arbërit në këtë kapitull të ri të karrierës dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur të gjithë të rinjtë shqiptarë që ndjekin ëndrrën e tyre në sportin e tenisit.

Ndaje me miq