Turneu ndërkombëtar “Shkodra Open 2025” (14&U, Kategoria 3) po zhvillohet me sukses në ambientet e Adriatic Tennis Park në Shkodër, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club.
Arbër Dano, një prej talenteve të tenisit shqiptar, shkëlqeu në kategorinë Doubles, duke u shpallur fitues në partneritet me Ioannis-Panagiotis Vasileiadis nga Greqia. Dyshja triumfoi në një finale të fortë ndaj italianëve Dante Terzi dhe Pietro Tombari, me rezultatin 6-1, 4-6, 10-7.
Dano gjithashtu arriti një tjetër rezultat pozitiv në kategorinë Singles, ku arriti deri në çerekfinale, duke treguar nivel të lartë gare në një turne me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare.
Po ashtu tenistja shqiptare Glora Bushati arriti në gjysmëfinale në kategorinë Doubles Vajza, në partneritet me tenisten Hana Veseli nga Kosova.

