Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Skopje Open U14 2023, Alex Prifti arrin në çerekfinale

Alex Prifti arrin në çerekfinale Djem/Doubles në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Skopje Open U14 2023” që po zhvillohet në Shkup, Maqedoni e Veriut.
Alex së bashku me bashkëlojtarin nga Çekia Filip Majer do të ndeshen në çerekfinale Djem/Doubles ndaj dyshes kundërshtare Alexander Figurovskiy dhe
Mihailo Topic nga Serbia, pas fitores me dyshen maqedonase Marko Avramovski dhe Darjan Panovski me rezultatin 6-2, 4-6,10-6.
I urojmë Alex Priftit suksese në vazhdim!