“Durrës Open U18” shpall fituesit

Ka përfunduar me sukses turneu kombëtar “Durrës Open U18” që u zhvillua gjatë fundjavës në qytetin e Durrësit. Kledi Gaba u shpall fitues pasi mundi në finale Denis Gabën me rezultatin 6-2, 6-4. Falenderojmë organizatorët dhe gjyqtarin për realizimin e këtij turneu në Durrës. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!
Martin Bushati në finale të “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles”

Martin BUSHATI arrin në finale të kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles” që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Tenisti shqiptar Martin BUSHATI së bashku me bashkëlojtarin nga Mali i Zi, Matija STANKOVIC fituan me rezultatin 7-6(4), 6-3 në përballje me dyshen Bogdan-Vasile CARAUS nga Moldavia dhe Javid MAMMADLI nga Azerbajxhani. Kjo fitore i siguroi kalimin në finale të këtij kampionati ku do të përballen me Giorgi KINTSURASHVILI nga Gjeorgjia dhe Berke VITER nga Turqia. I urojmë fitore dhe suksese të tjera Martinit!
Anjel Hoxha dhe Enki Hyseni në çerekfinale Doubles në ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship

ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship week 1: Në përballjet dyshe Femra, tenistet shqiptare Anjel HOXHA dhe Enki HYSENI arritën të kalojnë në çerekfinale pasi mundën dyshen nga Armenia, Maria AZIZYAN dhe Gayane BZNUNI me rezultatin 4-6, 6-2, 10-6. Ndërsa në çerekfinale ato do të ndeshen me dyshen nga Turqia, Ayse BAL dhe Ecrin Lal YAVUZ. I urojmë suksese vajzave shqiptare!
Development Championships, Ekipi kombëtar shqiptar U12 dhe U14 në Antalia

Ekipi kombëtar shqiptar U12 dhe U14 i vajzave dhe djemve në ceremoninë hapëse të “2024 ITF/Tennis Europe 14&U Development Championships, 12&U Training Camp and Tennis Europe Junior Tour 12&U Development Championships” në Antalia, Turqi.
Rea Qinami fituese në “Ladies Open 2023”, Kosovë

Rea Qinami shpallet fituese e turneut “Ladies Open 2023” i organizuar nga Federata e Tenisit e Kosovës që u zhvillua gjatë datave 11-12 Nëntor. Tenistja Rea Qinami nga Shqipëria u përball në finale me Forta Morina nga Kosova dhe fitoi me rezultatin 6-4, 6-0. I urojmë suksese të tjera në vijim!
Festivali i Tenisit në qytetin e Vlorës

U zhvillua dje Festivali i Tenisit në qytetin e Vlorës në kuadër të projektit “European City of Sport 2024” dhe nismës “Junior Tennis Initiative – ITF”. Tenistët më të mirë të qytetit bregdetar zhvilluan aktivitete duke përfshirë edhe fëmijë të interesuar në sportin e tenisit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte masivizimi i sportit të tenisit në qytetin e bukur të Vlorës.
Shkodra Open 2023-U12 & U18: Gaba, Sulovari, Ferhati dhe Hoxha shpallen fitues

Shpallen fituesit e turneut kombëtar “Shkodra Open 2023- U12 & U18” i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club gjatë fundjavës në ambjentet e Adriatic Tennis Park në Shkodër. Fitues në grupmoshën U18 Djem u shpall Denis Gaba me rezultatin 6-3, 6-4 dhe finalist Kledi Gaba. Fituese në grupmoshën U18 Vajza u shpall Ariel Sulovari me rezultatin 6-3, 3-6, 7-5 dhe finaliste AnaTereza Guli. Fitues në grupmoshën U12 Djem u shpall Ares Ferhati me rezultatin 7-6(5), 6-2 dhe finalist Arbër Dano. Fituese në grupmoshën U12 Vajza u shpall Anjel Hoxha me rezultatin 6-3, 6-0 dhe finaliste Glora Bushati. Shumë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!
“NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana shpall fituesit

Ka përfunduar turneu ndërkombëtar “NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana i kategorisë U18 Djem/Vajza” i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë gjatë datave 25-30 Shtator 2023. Fitues në kategorinë Djem/Singles u shpall JayJohnson-Hauldren nga Britania dhe finalist Makar Krivoshchekov me rezultatin 6-2, 6-1. Fituese në kategorinë Vajza/Singles u shpall Linea Bajraliu nga Suedia dhe finaliste Xinran Sun nga Kina me rezultatin 7-6(8), 6-4. Fitues në kategorinë Djem/Doubles u shpallën Makar Krivoshchekov dhe David Cristian Carteputreda nga Rumania me rezultatin 6-3, 6-2 ndaj finalistëve Gustav Andersson nga Suedia dhe Balsa Djokovic nga Mali i Zi. Në kategorinë Vajza/Doubles fituese u shpallën Linea Bajraliu dhe Tilda Larsson nga Suedia dhe finaliste Nehir Dogan nga Turqia dhe Mary Sidelnyk nga Ukraina me rezultatin 6-1, 7-6 (2). I urojmë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
Turneu “Durrësi Open” shpall fituesit

Turneu “Durrësi Open” shpall fituesit për kategoritë U12 dhe U18 Vajza/Djem. Ky ishte turneu i rradhës i zhvilluar si bashkëpunim i FSHT me Tennis Plus Club në qytetin e Durrësit. Damian Methasani u shpall fitues me rezultatin 6-2, 6-2 dhe finalist Tedi Teferiçi në kategorinë U18 Djem. Arbër Dano u shpall fituese me rezultatin 6-1, 4-1 ndaj finalistit Ares Ferhati në kategorinë U12 Djem. Anjel Hoxha shpallet fituese me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj Anesa Ismajli në kategorinë U12 Vajza. Falenderojmë organizatorin z.Maksim Prifti dhe kryegjyqtarin z.Përparim Zano, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës duke i uruar suksese në vijim!
J30 Peja Open 2023, Rea Qinami kalon në Çerekfinale

Rea Qinami kalon në Çerekfinale Vajza/Doubles të turneut ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors “J30 Peja Open 2023” që po zhvillohet në Kosovë. Tenistja shqiptare Rea Qinami së bashku me bashkëlojtaren nga Kosova, Forta Morina arritën të mposhtin dyshen gjermane Daria Barsukov dhe Lina Vor. I urojmë shumë suksese në vazhdim sot çerekfinale të këtij turneu ndërkombëtar!