Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Federimi i Lojtarëve në FSHT

Vendim Kryesia e FSHT Federimi i Lojtarëve në FSHT   Tiranë më 16.04.2017 Një lojtar nuk mund të luajë në asnjë ndeshje zyrtare, nëse lojtari nuk është i federuar në emër të ndonje klubi/shoqate të paktën 1 (një) orë përpara fillimit të ndeshjes ne turneun perkates, dhe përpara se të përfundojë periudha e parë e federimeve. Lojtari konsiderohet i federuar në emër të një klubi/shoqate vetëm pasi eshte depozituar pagesa e vjetore e federimit dhe lëshohet kartoni i federimit nga FSHT. Çdo klub mund të aplikojë: a) për të regjistruar në listën e federimit lojtaret, duke plotësuar të dhënat në formularët përkates të FSHT-së. b) për të hequr nga lista e federimit ndonjë lojtar duhet bërë aplikimi i çregjistrimit me nje kerkese nga i interesuari dhe duke bashkangjitur dokumentacionin përkatës. c) për të përfshirë në listën e federimit ndonjë lojtar duke plotësuar dhe dorëzuar formularin përkatës pranë FSHT-së; d) për të hequr nga lista e federimit ndonjë lojtar duke plotësuar dhe dorëzuar formularin përkatës pranë FSHT-së. Një lojtar do të konsiderohet i federuar ose i hequr nga lista e federimit të klubit përkatës vetëm pas marrjes së konfirmimit nga FSHT. Një lojtar në proces gjykimi në Organet Juridike të FSHT-së mund të regjistrohet nga një klub në listën e federimit, por pa patur të drejtën e aktivizimit deri në momentin e marrjes së një vendimi përfundimtar nga Organet përkatëse. Ndryshimet në listën e federimit të lojtarëve të një klubi, mund të kryhen vetëm: a) gjatë periudhave të federimit të miratuara dhe të njoftuara nga FSHT, ose të përcaktuara në këtë rregullore; b) në raste të posaçme me miratim paraprak të FSHT-së; kjo pikë e rregullores zbatohet për të gjitha klubet njëkohësisht. Federimi i lojtarëve kushtëzohet nga miratimi i aplikimit përkatës për federimin e lojtarit nga FSHT.

Federimi i Lojtarëve në FSHT Read More »

Pikëzimi i lojtarëve në pjesëmarrjet e organizuara nga FSHT

Vendim Kryesia e FSHT Pikëzimi i lojtarëve në pjesëmarrjet e organizuara nga FSHT   Tiranë më 11.05.2017 Për Turnetë e organizuara nga FSHT, sistemi i pikëzimit për lojtarët do të jetë si vijon:   Fituesi                         60 pike Finalisti                      45 pike Gjysemfinalisti           30 pike Cerekfinalisti              20 pike 1/8 finale                    10 pike 1/16 finale                  5 pike   Për KAMJONATIN KOMBETAR, sistemi i pikëzimit për lojtarët do të jetë si vijon:   Fituesi                         80 pike Finalisti                      60 pike Gjysemfinalisti           40 pike Cerekfinalisti              30 pike 1/8 finale                    15 pike 1/16 finale                  10 pike   Per lojtaret qe marrin pjese ne turne nderkombetare brenda dhe jashte vendit piket do te jene si me poshte Per turnete jo zyrtare piket do jene njesoj si turnete e zakonshem Per turnete ITF dhe Tennis Europe do te jepet dyfishi I pikeve (psh nqs arrin 1/8 finale merr 20 pike) Në fund të çdo Turneu do të shpallen fituesit si dhe ekipi (Klubi/Shoqata) sipas pikëve të grumbulluara  

Pikëzimi i lojtarëve në pjesëmarrjet e organizuara nga FSHT Read More »

Parakualifikues per Trajnerë (Niveli I-rë ITF)

Me kërkesën e synimin për rritjen e numrit të trajnerëve si dhe për formimin e tyre professional, të organizohet kursi I formimit të trajnerëve niveli Play&Stay. Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi do të pajisen me license nga Federata Shqiptare e Tenisit për këtë nivel dhe do të kenë të drejtën për trajnimin e sportistëve të nivelit fillestar. Data e organizimit te ketij kursi dhe personat pergjegjes per mbarevajtjen e ketij kursi do te caktohen ne nje vendim te dyte.

Parakualifikues per Trajnerë (Niveli I-rë ITF) Read More »

Gresi Bajri në Mouratoglou Academy!

  Si rrjedhojë e bashkëpunimit të suksesshëm mes FSHT, Tennis Europe dhe Mouratoglou Academy u arrit që tenistja jonë e talentuar Gresi Bajri të jetë pjesë e një trajnimi intensiv një javor me trajnerët më të mirë të Akademisë Mouratoglou, me akomodim të plotë të përfshirë. Pjesëmarrja në këtë trajnim do të jetë tejet frytdhënëse për lojtaren tonë dhe përfaqësimin që Gresi do të bëjë në turnetë ndërkombëtar për Federatën Shqiptare të Tenisit.

Gresi Bajri në Mouratoglou Academy! Read More »

Turneu “Albanian Bowl 2022”

Turneu “Albanian Bowl 2022” u mbyll me sukses.   Në kategorinë U10 Djem, Morihej DURAKU u shpall fitues me rezultatin 4-3, 4-3 ndaj Martin BUSHATI. Në kategorinë U10 Vajza, fituese u shpall Hana VESELI ndaj Reina SELMANAJ me rezultatin 4-2, 4-3. Në kategorinë U12 Djem, fitues u shpall Alex PRIFTI me rezultatin 6-3,1-6,10/5 ndaj Alen KATANA. Ndësa për vajza në kategorinë U12, fituese rezultoi Learta MUHARREMI nda Enki HYSENI me rezultatin 6-2,6-3. Në kategorinë U14 Djem, Kledi GABA fitoi me rezultat 6-2, 6-2 ndaj Damian METHASANI. Ndërsa po në kategorinë U14 për vajza, fituese me rezultatin 6-3,3-6,10/3 u shpall Meldina MISLIMI ndaj Masa PRIJOVIC. Në kategorinë U18 Djem, Skënder KATANA fitoi me rezultat 6-1, 6-0 ndaj Salidin RAMA. Në kategorinë U18 Vajza fituese u shpall Rea QINAMI me rezulatin 7-6, 6-1 nda Linda DELIU. Ky turne u organizua nga FSHT dhe Shkodra Tennis Club me pjesëmarrjen e tenistëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina. Për më shumë detaje vizitoni: https://courthive.com/t/c4247f32-36d5-4287-8f59-810df076ef52?

Turneu “Albanian Bowl 2022” Read More »

Për masivizimin

Tenis në pedonale – Korçë 6-7 Qershor 2015 Ne datat 6 dhe 7 Qershor, Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me bashkinë Korçë dhe Shoqatën e Tenisit të Qytetit organizojnë dy aktivitete. Aktiviteti i parë më datë 6 qershor ora 10-30 deri ne ora 12-00 tenis për të gjithë në pedonalen e qytetit, pjesmares të gjitha grupmopshat. Aktiviteti i dytë data 6 qershor ora 13-00 me rastin e inagurimit te nje fushe te re tenisi, zhvillohet nje mini turne per moshen nen 16 vjec, Pjesmares ne kete mini turne do te jene kater vajza, dhe kater djem. Ne date 6 do te zhvillohen dy ndeshje djemte dhe dy ndeshje vajzat. Ne date 7 qershor ne oren 10-00 finalja e vajzave, dhe pas finales se vajzave fillon finalja e djemve. Këto aktivitete zhvillohen me mbështetjen e Vodafone.     “Tenis për të gjithë” në Berat 18 Maj 2015 Federata Shqiptare e Tenisit vazhdon aktivitetet për promovimin e tenisit. Këtë radhë me agazhimin shume për tu lavdëruar të Bashkisë Berat, Drejtorisë Arsimore dhe Klubit Shumësportësh Tomori me dhjetëra fëmijë të shkollave 9 vjeçare morën pjesë në aktivitetin “Tenis për të gjithë” në pedonalen e mrekullueshme të këtij qyteti. Ky aktivitet është hapi i parë për përhapjen e këtij sporti dhe krijimin e ekipeve te reja konkurues. Një falenderim i veçantë per Bashkine, Drejtorinë Arsimore dhe Klubin Shumësportësh të qytetit për mirëfunksionimin e aktivitetit që u mbështet edhe nga Vodafone Albania.   Minitenis në shkolla 11 Qershor 2014 Programi i Minitenisit gjen mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ky program i cili ideoet nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit ITF dhe monitorohet nga Federata Shqiptare e Tenisit është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e aftësive psikomotore dhe koordinimit të fëmijëve, masivizon sportin e tenisit dhe është një gur i vyer për evidentimin e talenteve të reja. Zhvillimi i këtij Programi është garanci që në një kohë relativisht të shkurtër të kemi një bazë të mirë lojtarësh që të jenë konkurues në turnetë e shumtë që organizon Tennis Europe për juniorë. Programi i aktivitetit.: 1) 17:00 – 18:00 Demonstrimi i minitenisit në oborrin e shkollës me pjesëmarrjen e fëmijëve të ciklit fillor. 2) 18:00 – 18:10 Përshëndeje nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Federata Shqiptare e Tenisit, Sportistë që kanë dalë nga programi i minitenisit, dhe të tjerë. 3) 17:30 – 20:00 Turneu i tenisit “EDS Foundation” te fushat e tenisit të Tenis Tirana. 4) Në fund, shpërndarja e diplomave dhe trofeve për pjesëmarrësit.   Korça luan Tenis në Panairin e Pranverës 13-14 Prill 2014 Me inisiativën e Klubit të tenisit Skenderbeu me moton “Korça luan Tenis” si dhe me bashkepunimin e Federata Shqiptare e Tenisit dhe Bashkia Korçë në kuadrin e Panairit të Pranverës, u organizua minitenis në zonën e kalimtarëve në qendër të qytetit. Një pjesë e madhe e qytetarëve korçarë ishin të interesuar ti afronin fëmijët e tyre ne sportin e tenisit. Ky organizim konsiderohet një bashkëpunim i shkëlqyer me Bashkinë e Qytetit të Korçës. Një qytet ku tenisi është luajtur më shumë se 100 vjet më parë duket se do të ketë një hap të madh cilësor në një kohë të shkurtër. Së shpejti në këtë qytet do të ndërtohen edhe tre fusha të reja tenisi dhe do të rikonstruktohet fusha egzistuese. Kjo falë bashkëpunimit të komunitetit të tenisit të këtij qyteti dhe Bashkisë së qytetit. Plotësimi i kushteve të stërvitjes është baza për arritjen e rezultateve të larta nga sportistët cilësorë dhe rrit nivelin e jetesës së popullsisë në tërësi. Në fund të aktivitetit të minitenisit në shesh u shpërndanë diplomat dhe trofetë e Turneut të Vajzave 14&U të zhvilluar një ditë më parë.     Dita e Verës më Elbasan 10 Prill 2014 Federata Shqiptare e Tenisit, Bashkia Elbasan dhe Shkolla jopublike “Green School” organiazuan në Ditën e Verës në sheshin e Bezistanit “Tenis në ditën e Verës”. Nga bashkepunimi me autoritetet e bashkisë dhe ato të shkollës si dhe nga interesi i aktorëve dhe spektatorëve i cili ishte shumë i lartë shumë shpejt Elbasani do të sjellë lojtarë tenisi cilesorë sikundër edhe në sportet e tjera.

Për masivizimin Read More »

LEADING BALKAN COACHES ATTEND COURSE IN ALBANIA

The Albanian Tennis Federation is currently hosting an ITF CAP (Coaching Advanced Players) Course in Tirana. Managed by Vitor Cabral, ITF Development Officer for Europe and Goran Shevchenko from the Former Yugoslav Republic of Macedonia, the regional course is being attended by leading coaches from Albania, Bosnia & Herzegovina, FYR Macedonia, Kosovo and Montenegro. Among the delegates are Dimitar Labudovikj, FYR Macedonia’s Fed Cup Captain, Predrag Rusevski, a former Davis Cup player also from FYR Macedonia, Kosovo Fed Cup Captain Arben Islami, Vanja Ibrahimovic 12&U Captain and Jasmin Dzambic – both national coaches from Bosnia & Herzegovina, Granit Barajliu, Davis Cup player from Kosovo, and Mujo Dapcevic, member of the Coaches’ Committee of Montenegro. According to Vitor Cabral, “This is a great opportunity not just for the coaches of these smaller Balkan federations to progress in their education but also to come together to foster cooperation. Most of the countries involved are very small, but they are also very close, making such cooperation a fundamental tool for player development.” The course is taking place from 22nd October to 1st November.

LEADING BALKAN COACHES ATTEND COURSE IN ALBANIA Read More »

Turne të Hapur

Turneu i hapur i Beach Tenisit “Open Pogradec” 20 Shtator 2015 Dita e tenisit në Pogradec që u zhvillua nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Bashkine Pogradec u karakterizua nga një interesim i larte i fëmijeve dhe rinise së qytetit. Në këtë ditë u organizuan dy aktivitete. Tenis për të gjithë në shëtitoren buzë liqenit mblodhi shumë të interesuar rreth tenisit. Ndërkohë që u zhvillua edhe turneu i hapur i Bech Tenisit “Open Pogradec”. Për djem fitues doli Mario Zili dhe në vend të dytë pogradecari Arbër Sulstarova. Ndërkohë për vajza vendi i parë u meritua nga Nikoleta Peti e ndjekur nga Anda Kadia. Një figurë shumë të mirë bënë vajzat korçare dhe vlonjate. Aktiviteti u zhvillua me mbeshtetjen e Vodafone.   Turneu i Beach Tennis-it “Playa del Este” 30 Gusht 2015 Në plazhin e “Playa del Este” në Karpen të Kavajës u zhvillua në datat 29-30 Gusht 2015 turneu i Beach Tennis-it “Playa del Este”. Fitues në kategorinë e djemve doli Genajd Shypheja i “Tenis Tirana” dhe në vend të dytë Martin Muhedini. Në kategorinë e vajzave fituese ishte Nikoleta Peti dhe në vend të dytë Sidni Mullarai. Shume tenistë të vegjel dhe plazhistë të tjerë të pranishëm patën mundësinë që përveçse të kënaqeshin me spektaklin e ofruar, të bëheshin efhe vetë protagonistë në lojërat e zhvilluara. Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Vodafone   Turneu i Beach Tennis-it “Open Orikum” 27 Korrik 2015 Në vijim të aktiviteteve të Beach Tennis, u zhvillua në plazhin e Orikumit turneu i Beach Tennis-it “Open Orikum”. Fitues në kategorinë e djemve doli Genajd Shypheja i “Tenis Tirana” dhe në vend të dytë Rei Pelushi. Në kategorinë e vajzave fituese ishte Nikoleta Peti dhe në vend të dytë Eder Maska e “Tenis Vlora”. Një falenderim shkon për Kompleksin Bojo në Orikum që krijoi mundësitë për zhvillimin e aktivitetit. Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Vodafone.   Turneu i Beach Tennis “Open Vlora” 26 Korrik 2015   U zhvillua në plazhin e qytetit të Vlorës turneu i Beach Tennis “Open Vlora” fitues në kategorinë e djemve doli Rei Pelushi që u ndesh në finale me Gerald Jovani. Të dy tenistë të “Tenis Tirana”. Në kategorinë e vajzave fituse doli tenistja e “Tenis Tirana” Nikoleta Peti që fitoi në finale ndaj tenistes Eder Maskaj të “Tenis Vlora”. Turnetë e Beach Tennis do të zhvendosen ditën e nesërme në plazhin e Orikumit. Nje meritë per organizimin e aktiviteteve ka “Tenis Vlora”. Turnet mundesohen nga kompania Vodafone Albania.   Turneu i hapur Beach Tennis “Shëngjin Open” 14-15 Qershor 2015 Federata Shqiptare e Tenisit organizoi turneun e hapur të beach tenisit “Shengjin Open”. Në këtë turne morën pjesë 16 sportistë. Në përfundim të turneut fitues i vendit të dytë Marjo Zili, fitues i tuneut Gerald Jovani. Ky turne u realizua me mbështetjen e Vodafone dhe Bashkisë Lezhë.  

Turne të Hapur Read More »