You are currently viewing “J5 Tirana Open U18” me 54 djem dhe 51 vajza të kombësive të ndryshme në Tiranë

“J5 Tirana Open U18” me 54 djem dhe 51 vajza të kombësive të ndryshme në Tiranë

Një javë tjetër e ngjeshur në  National Sport Park në Turneun  “J5 Tirana Open U18” të organizuar nga ITF dhe Federata Shqiptare e Tenisit ku morën pjesë 54 djem dhe 51 vajza të kombësive të ndryshme.
Në Kategorinë single për djem fitues i turneut u meritua nga Vit KALINA (CZE) që mposhti në finale Dimitris PALIOURAS (GRE) me rezultatin 6-3, 6-3.
Në Kategorinë single për vajza fitues i turneut u meritua nga Anastasiia FIRMAN (UKR) e cila mposhti në finale  Jana STOJANOVA (BUL) me rezultatin 1-6, 7-6(5), 7-5.
Në Kategorinë e ndeshjeve dyshe për djem fitues i turneut u meritua nga dyshja Petr, BRUNCLIK (CZE) / Vit, KALINA (CZE) që mposhti pas një ndeshje shumë të luftuar me rezultatin 7-5, 0-6 [10-6], dyshen e djemve Milo GAZIVODA (MNE), Ivan SODAN (CRO).
Në Kategorinë e ndeshjeve dyshe për vajza fitues i turneut u meritua nga dyshja Yuna, KADOVAKI (JPN),  Jana, STOJANOVA (BUL) që mposhti në finale, dyshen e vajzave Gresi BAJRI (ALB) dhe Iva DANEVA (MKD) me rezultatin 1:6, 0:6.
Turneu u zhvillua duke respektuar të gjitha protokollet sanitare për mospërhapjen e Covid-19.
(Maj 2021)
Ndaje me miq