Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Shpallen fituesit e turneut “Durrësi Open” ROG U10, U12 dhe U14

Pas grumbullimit të lojtarëve më të mirë të moshave të ndryshme, sezoni i këtij viti filloi sipas kalendarit me një sërë turnesh.
Turneu i Pranverës për të rritur u zhvillua më 24 – 26 Prill, në finale të të cilit fitoi Martin Muedini i klubit “Tenis Tirana” ndaj Arbër Sulstarova i po këtij klubi.
Gjithashtu në ndeshjet për femra, ky turne u fitua nga Gresi Bajri e klubit “Shkodra Tennis Club” ndaj Juna Danit e të njëjtit klub.
Tuneu i Pranverës u pasua nga turneu “Durrësi Open” për moshat ROG U10, U12 dhe U14. Turneu u zhvillua në datat 1 dhe 2 Maj, i organizuar në mënyrë shumë të bukur, në të cilin u dhanë këto rezultate.
Për moshën U7, në finale doli fitues Milan Kryeziu i klubit “Tennis Eralb Club”, i ndjekur nga Kleis Rota i klubit “Tenis Korça”.
Për moshën U10 Femra, fituese rezultoi Anjel Hoxha e klubit “Tennis Plus E&M”, duke fituar të gjitha ndeshjet e kësaj kategorie dhe duke lënë në vend të dytë Vivien Jargoni të po këtij klubi.
Për moshën U10 Meshkuj, në finale doli Ares Ferhati dhe Ditan Mulliçi, të dy të klubit “Tennis Eralb Club” ku fitues me rezultatin 2-0 (4:2,4:2) arriti të dalë Ares Ferhati.
Për moshën U12 Femra, fituese u shpall Emili Bilali, e cila fitoi me rezultatin 6:3/6:1 ndaj Enki Hyseni, të dyja të klubit “Shkodra Tennis Club”.
Për moshën U12 Meshkuj, fitues rezultoi Alex Prifti i klubit “Tennis Plus E&M”, i cili në finale mundi Ares Ferhatin e klubit “Tennis Eralb Club” me rezultatin 2-0 (6:1/6:1).
Për moshën U14 Femra, Emili Bilali e “Shkodra Tennis Club” fitoi në finale ndaj Kejsi Kalushi të klubit “Tennis Plus E&M” me rezultatin 2-1 (4:6/ 6:3 [10:7]).
Në finale të U14 Meshkuj , fitues me rezultat 6:1/6:0 u shpall Danjel Methasani i “Tennis Plus E&M” ngaj Kledi Gaba i “Tennis Eralb Club”.
Vlen të theksohet masiviteti i pjesëmarrjes nga sportistë nga të gjitha rrethet dhe organizimi i bukur i këtij aktiviteti.
(Maj 2021)