Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Përfundon turneu Korça Juniors 2020

Përfundoi me sukses turneu “Korça Juniors 2020” ku morën pjesë mbi 40 tenistë të kategorive të ndryshme, të cilët dhanë këto rezultate:
Për moshat U10 Meshkuj fitoi Aleks Prifti i “Tennis Plus”, i cili në finale mundi Kristi Thanon e “Tenis Korça” me rezultatin 2-0.
Për Femra, Anjel Hoxha e “Tenis Plus” fitoi në finale me rezultatin 2-0 ndaj Iris Kereku të “Tenis Korça”.
Për moshat U12 Meshkuj, Kledi Gaba i “Tenis Eralb Club” fitoi 2-0 ndaj Jorgo Simakut të “Tenis Korça”.
Për Femra, Emili Bilali e “Shkodra Tenis” fitoi në finale ndaj Anjel Hoxhës së “Tenis Plus” me rezultatin 2-0.
Për moshat U14 Meshkuj, Dhimitër Mindili i “Tenis Korça” mundi në finale me rezultatin 2-0, Kledi Gabën e “Tenis Eralb Club”.
Për moshat U16 Femra, Stela Gabeta e “Tenis Korça” mundi me set final (2-1) Kejsi Kalushin e Tenis Teuta” të Durrësit.
Për U16 Meshkuj, Joan Koti fitoi në finale ndaj Tomas Micit, të dy të “Tenis Korça”.
(Shtator 2020)