Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Shpallen fituesit e Vlora Open

Në datat 22-23.05.2021 u zhvillua Turneu i tenisit “Vlora Open” ROG për djem dhe vajza në fushat e Tenisit në Lungo Mare në Vlorë, një organizim i “Tenis Vlora” dhe FSHT.
Në turne ishin të pranishëm 41 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit Tenis Vlora, Eralb, Tenis Plus, Tenis Shkodra,Tenis Korça si dhe tenistëve nga Kosova. Pjesëmarrësit e këtij turneu garuan në kategoritë U12, U10, U9 dhe U7.
Në përfundim të turnet vendin e parë në U12 për djem e meritoi Alex PRIFTI i cili mposhti në finale, tenistin Denis GABA me rezultatin 6-4, 6-2.
Vendin e parë në U12 për vajza e meritoi Learta MUHARREMI e cila mposhti në finale, tenisten Emili BILALI me rezultatin 6-2, 6-2.
Vendin e parë në U10 për djem e meritoi Ares FERHATI i cili mposhti në finale, tenistin Arbër DANO me rezultatin 6-2, 6-0.
Vendin e parë në U10 për vajza e meritoi Anjel HOXHA, vendin e dytë Glora BUSHAT dhe në vendin e tretë u rendit Ana BORAJ. Ndeshjet e kësaj kategorie u zhvilluan me sistemin Round Robin.
Vendin e parë në U9 për vajza e meritoi Vivien JORGONI e cila mposhti në finale tenisten Debora TRESKA me rezultatin 4-0, 4-1.
Një garë interesante u zhvillua tek U7 për djem, ku më të vegjlit garuan me sistemin Round Robin.
Në përfundim, fitues doli tenisti korçar Kleis ROTA, i ndjekur nga Jonis GABA dhe Milan KRYEZIU.
Ky event u organizua nën drejtimin e trajneres vlonjate Eder MASKAJ dhe të gjyqtarit Bati VARFI.
(Maj 2021)