Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Gresi Bajri në finale double të “J5 Tirana Open” të organizuar nga ITF dhe FSHT

Dyshja Gresi BAJRI (ALB) dhe Iva DANEVA (MKD) u mposhtën në finalen e kategorisë e ndeshjeve në dopjo për vajza në turneun U18, “J5 Tirana Open” të organizuar nga ITF dhe Federata Shqiptare e Tenisit në ambjentet e National Sport Park në Tiranë nga dyshja  Yuna KADOVAKI (JPN), Jana STOJANOVA (BUL) me rezultatin 1:6, 0:6.
Një arritje e shkëlqyer e tenistes sonë që së bashku me partneren e saj nga Maqedonia e veriut mposhtën në gjysmëfinale dyshen Scarlett NICHOLSON (CAN), Ana Maria TORNEAN (ROU) me rezultatin 6:1, 6:3.
Ky rezultat përbën një rezultat historik ku një teniste shqiptare arin në një finale të një turneu ITF.
(Maj 2021)