Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Përfundon me sukses turneu “KORÇA JUNIOR I 2026” U18 

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, përmbylli me sukses turneun “KORÇA JUNIOR I 2026”, i cili u zhvillua gjatë datave 12-13 Shtator 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës. Turneu mblodhi në Korçë tenistë të rinj, të cilët garuan në kategorinë U18, për meshkuj dhe femra. Gjatë dy ditëve të aktivitetit u zhvilluan ndeshje plot konkurrencë dhe emocione, duke sjellë një tjetër aktivitet të rëndësishëm në kalendarin kombëtar të tenisit. Fituesit dhe finalistët e kategorive U18: Djem U18 Fitues: Ares Ferhati Finalistë: Brajan Zake Fituese: Emeli Bilali Finaliste: Aleksia Beta Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për paraqitjet e tyre, si dhe falënderon Tennis Korça Club, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti. Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim!

Albanian Open 2024 – U12/U14/Të Rritur

Shpallen fituesit e turneut të përvitshëm “ALBANIAN OPEN 2024” për kategoritë U12, U14 dhe Të Rritur, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Fituesit dhe finalistë Të Rritur: Të Rritur Djem: Fitues Denis Gaba me rezultatin 6-4, 4-6 (10-8) ndaj finalistit Kledi Gaba. Të Rritur Vajza: Fituese Rea Qinami me rezultatin 6-2, 6-0 ndaj finalistes Anjel Hoxha. Gjysmëfinalistë Djem: Joan Koti & Martin Muedini. Gjysmëfinaliste Vajza: Enki Hyseni & Juna Këllezi. Fituesve, finalistëve dhe gjysmëfinalistëve ju shpërndanë edhe Premiot respektive. Fituesit dhe finalistë U14: U14 Djem: Fitues Arbër Dano me rezultatin 6-2, 6-2 ndaj finalistit Ares Ferhati. U14 Vajza: Fituese Glora Bushati me rezultatin 6-4, 6-4 ndaj finalistes Nas Bayram. Fituesit dhe finalistë U12: U12 Djem: Fitues Jonis Gaba me rezultatin 6-4, 6-1 ndaj finalistit Floid Kaso. U12 Vajza: Fituese Dejla Bajrami me rezultatin 6-3, 6-0 ndaj finalistes Nergis Nikprelaj. Urime e suksese të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës!

ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J60 Tirana

Përfundon me sukses turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J60 Tirana, që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Simone Massellani nga Italia me rezultatin 6-3,6-0 ndaj finalistit italian Marco Bavaro. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja çeke Klara Blazkova me rezultatin 6-2, 6-2 dhe finaliste Fangyu Shang nga Kina. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja e tenistëve grek Odysseas Geladaris dhe Georgios Mitalas me rezultatin 6-1, 7-5 ndaj dyshes italiane Daniel Aleksandar Amarandei dhe Simone Massellani. Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja Marie Benmouyal Sofia Mortensen nga Danimarka, me rezultatin 6-3, 6-4 ndaj dyshes Ena Ilic nga Serbia dhe Andrea Lola Popovic nga Franca. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!