Federata Shqiptare e Tenisit

TennisPlus

DURRËSI JUNIOR 2024; Fitues Kledi Gaba në U18 dhe Alex Prifti e Anjel Hoxha në U14

Është përmbyllur turneu “DURRËSI JUNIOR” për kategorinë U14 dhe U18 në qytetin e Durrësit, organizuar këtë fundjavë nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Plus Club. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U18 Djem: Fitues Kledi Gaba me rezultatin 6-4, 6-4 ndaj finalistit Denis Gaba.U14 Djem: Fitues Alex Prifti me rezultatin 6-4, 6-2, ndaj finalistit Arbër Dano.U14 Vajza: Fituese Anjel Hoxha me rezultatin 6-2, 6-1 ndaj finalistes Enki Hyseni. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

DURRËSI JUNIOR 2024; Fitues Kledi Gaba në U18 dhe Alex Prifti e Anjel Hoxha në U14 Read More »

“Durrësi Tennis Plus Open” turneu i kategorisë U10, U14 dhe U18 në Durrës

Shpallen fituesit e turneut “Durrësi Tennis Plus Open” për kategorinë U10, U14 dhe U18 të zhvilluar këtë fundjavë, i organizuar nga FSHT dhe Tennis Plus Club. Kledi Gaba u shpall fitues në kategorinë U18 Djem pas fitores me rezultatin 6-4, 6-0 në finale ndaj Onix Shkurta. Në kategorinë U14 Djem fitues rezultoi Denis Gaba me rezultatin 1-6, 6-2, 7-5 ndaj Alex Prifti. Në kategorinë U14 Vajza fituese doli Anjel Hoxha me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj Nikol Mollaj. Në kategorinë U10 Djem fitues u shpall Jonis Gaba dhe finalist Floid Kaso, ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese rezultoi Debora Treska dhe finaliste Nergis Nikprelaj. I urojmë shumë suksese në vijim të gjithë tenistëve që u angazhuan në këtë turne në qytetin bregdetar të Durrësit.

“Durrësi Tennis Plus Open” turneu i kategorisë U10, U14 dhe U18 në Durrës Read More »