Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Davis Cup 2022: Shqipëria triumfon 2-1 mbi Andorën

Shqipëria triumfon mbi Andorën në turneun botëror të djemve “Davis Cup 2022 – Group IV” në Baku të Azerbajxhanit në ndeshjen e play offit.
Rezultati i kësaj përballje ishte 2-1 për ekipin shqiptar.
Në ndeshjen e parë tenisti shqiptar Martin Muedini fitoi me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj Jordi Trilla Clanchet.
Në ndeshjen e dytë Mario Zili arriti të mposhtë kundërshtarin Eric Cervos Noguer me rezultatin 6-3, 6-3.
Në ndeshjen e tretë / double, dyshja nga Andora fiton me rezultatin 6-2, 6-2 ndaj ekipit shqiptar.
Kjo përballje mbyllet me fitoren e djemve shqiptar me rezultatin 2-1.
I urojmë suksese të tjera djemve tanë!