Vendim Kryesia e FSHT Federimi i Lojtarëve në FSHT Tiranë më 16.04.2017 Një lojtar nuk mund të luajë në asnjë ndeshje zyrtare, nëse lojtari nuk është i federuar në emër të ndonje klubi/shoqate të paktën 1 (një) orë përpara fillimit të ndeshjes ne turneun perkates, dhe përpara se të përfundojë periudha e parë e federimeve. Lojtari konsiderohet i federuar në emër të një klubi/shoqate vetëm pasi eshte depozituar pagesa e vjetore e federimit dhe lëshohet kartoni i federimit nga FSHT. Çdo klub mund të aplikojë: a) për të regjistruar në listën e federimit lojtaret, duke plotësuar të dhënat në formularët përkates të FSHT-së. b) për të hequr nga lista e federimit ndonjë lojtar duhet bërë aplikimi i çregjistrimit me nje kerkese nga i interesuari dhe duke bashkangjitur dokumentacionin përkatës. c) për të përfshirë në listën e federimit ndonjë lojtar duke plotësuar dhe dorëzuar formularin përkatës pranë FSHT-së; d) për të hequr nga lista e federimit ndonjë lojtar duke plotësuar dhe dorëzuar formularin përkatës pranë FSHT-së. Një lojtar do të konsiderohet i federuar ose i hequr nga lista e federimit të klubit përkatës vetëm pas marrjes së konfirmimit nga FSHT. Një lojtar në proces gjykimi në Organet Juridike të FSHT-së mund të regjistrohet nga një klub në listën e federimit, por pa patur të drejtën e aktivizimit deri në momentin e marrjes së një vendimi përfundimtar nga Organet përkatëse. Ndryshimet në listën e federimit të lojtarëve të një klubi, mund të kryhen vetëm: a) gjatë periudhave të federimit të miratuara dhe të njoftuara nga FSHT, ose të përcaktuara në këtë rregullore; b) në raste të posaçme me miratim paraprak të FSHT-së; kjo pikë e rregullores zbatohet për të gjitha klubet njëkohësisht. Federimi i lojtarëve kushtëzohet nga miratimi i aplikimit përkatës për federimin e lojtarit nga FSHT.