Vendim
Kryesia e FSHT
Federimi i Lojtarëve në FSHT
Tiranë më 16.04.2017
- Një lojtar nuk mund të luajë në asnjë ndeshje zyrtare, nëse lojtari nuk është i federuar në emër të ndonje klubi/shoqate të paktën 1 (një) orë përpara fillimit të ndeshjes ne turneun perkates, dhe përpara se të përfundojë periudha e parë e federimeve.
- Lojtari konsiderohet i federuar në emër të një klubi/shoqate vetëm pasi eshte depozituar pagesa e vjetore e federimit dhe lëshohet kartoni i federimit nga FSHT.
- Çdo klub mund të aplikojë:
- a) për të regjistruar në listën e federimit lojtaret, duke plotësuar të dhënat në formularët përkates të FSHT-së.
- b) për të hequr nga lista e federimit ndonjë lojtar duhet bërë aplikimi i çregjistrimit me nje kerkese nga i interesuari dhe duke bashkangjitur dokumentacionin përkatës.
- c) për të përfshirë në listën e federimit ndonjë lojtar duke plotësuar dhe dorëzuar formularin përkatës pranë FSHT-së;
- d) për të hequr nga lista e federimit ndonjë lojtar duke plotësuar dhe dorëzuar formularin përkatës pranë FSHT-së.
- Një lojtar do të konsiderohet i federuar ose i hequr nga lista e federimit të klubit përkatës vetëm pas marrjes së konfirmimit nga FSHT.
- Një lojtar në proces gjykimi në Organet Juridike të FSHT-së mund të regjistrohet nga një klub në listën e federimit, por pa patur të drejtën e aktivizimit deri në momentin e marrjes së një vendimi përfundimtar nga Organet përkatëse.
- Ndryshimet në listën e federimit të lojtarëve të një klubi, mund të kryhen vetëm:
- a) gjatë periudhave të federimit të miratuara dhe të njoftuara nga FSHT, ose të përcaktuara në këtë rregullore;
- b) në raste të posaçme me miratim paraprak të FSHT-së; kjo pikë e rregullores zbatohet për të gjitha klubet njëkohësisht.
- Federimi i lojtarëve kushtëzohet nga miratimi i aplikimit përkatës për federimin e lojtarit nga FSHT.