Vlora Junior Open U10, U12
Me date 19/20 Qershor ne qytetin e Vlores u zhvillua Turneu “Vlora Junior Open” per moshat U-10 dhe U-12. Me pjesemarrjen e mbi 25 sportisteve nga gjithe vendi por edhe nga Kosova. Ne nje dite mjaft te bukur garuan ne menyren e tyre me te mire, sportistet pjesemarres te rrethuar nga qytetaret e Vlores te befasuar nga sfida. Ne perfundim te turneut, fitues u shpallen: per moshen U-12 Meshkuj – Kledi Gaba i “Tennis Eralb Club” Tirane, duke fituar bindshem ndaj Danjel Methasani i “Tennis +” nga Durresi. Per femra Altea Harizi nga Kosova fitoi ne finale ndaj Amina Xhaferri e “Tennis Eralb Club” Tirane. Per moshen U-10 Meshkuj, Aleks Prifti i “Tennis +” fitoi ne finale ndaj Luis Marku i “Dream Team” po nga qyteti i Durresit. Nderkohe ne finalen e Femrave te U-10, Learta Muharremi e Kosoves fitoi ndaj Anjel Hoxha e “Tennis +” nga Durresi. Vlen te permendet debutimi per here te pare i 3 lojtareve nga qyteti i Beratit, nje lojtari nga Fieri duke zgjeruar harten e qyteteve pjesemarres ne sportin e Tenisit. (Qershor 2020)
Vlora Junior Open U10, U12 Read More »