Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Anjel Hoxha ka fituar 2 përballjet e para në “Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe”

Tenistja shqiptare Anjel Hoxha ka fituar 2 përballjet e para në turneun ndërkombëtar “Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe” që po zhvillohet në Mal të Zi për kategorinë U12 Vajza në Singles.
Anjel ka mundur në raundin e parë me rezultatin 6-2, 6-4 tenisten Martina Karadzic nga Mali i Zi.
Ndërsa në raundin e dytë ka mundur me rezultatin 6-2, 6-2 tenisten nga Serbia, Mila Nikolic.
Sot ajo do të ndeshet me kundërshtaren e rradhës, Eva Kozlova.
I urojmë shumë fat tenistes sonë në vijim të këtij turneu të rëndësishëm U12.
Po në këtë turne janë shënuar edhe fitore nga djemtë U12, ku Arbër Dano ka fituar me rezultatin 6-2, 6-4 ndaj tenistit malazez Luka Milickovic, dhe Ares Ferhati ka fituar me rezultatin 6-2, 3-6, 12-10 ndaj tenistit turk Berke Viter.
Pjesëmarrëse në këtë turne sfidues janë edhe tenistet shqiptare Glora Bushati dhe Reisi Sukaj.
Suksese ekipit shqiptar U12 dhe sa më shumë fitore të tjera!