Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

AGM Tennis Europe dhe ITF Development Workshop 2019 në Maltë

Javen e fundit te marsit 2019 Presidenti i FSHT zoti Ferdinand Sulo ishte i pranishem ne mbledhjen vjetore AGM te Tennis Europe dhe gjithashtu pjesemarres ne nje workshop te ITF ne Malte.
Gjate kesaj mbledhje u zhvilluan takime dhe bisedime te rendesishme me figurat me te larta drejtuese te politikave te tenisit boteror ku Shqiperia u pershendet dhe u vleresua per qasjen e re ne zhvillimim qe po i jep sportit te Tenisit duke u mbeshtetur konkretisht ne shume drejtime.
Si kurre me pare FSHT mori mbeshtetje ne mundesimin e granteve per turet e ekipeve U14 dhe U12 te lojtareve shqiptar, stervitje ne Tirane me eksperte te ITF per disa jave, kurse specializimi per trajnere etj.
Fale politikave te reja te Presidentit Haggerty dhe takimeve me personalitete te tjera te rendesishme te ITF, Shqiperise iu premtua brenda ketij viti mbeshtetje financiare te vecante e cila do te na sherbeje per pergatitjen dhe pjesemarrjen e Shqiperise ne Kupen Davis dhe mbulimim e nevojave te tjera te federates per rritjen cilesore dhe sasiore te sportisteve tane qe na perfaqesojne ne arenen nderkombetare.
Nje vend te vecante zune takimet me zotin Vitor Cabral dhe Luca Santili te cilet sot drejtojne politikat e zhvilimit te ITF ne Europe dhe bote ku perfitues te te cilave jemi edhe ne.
(Prill 2019)