Ekipi kombëtar shqiptar i djemve U14 merr pjesë për herë të parë në kampionatin “Tennis Europe Winter Cups” të zhvilluar në Bari të Italisë.
Ekipi shqiptar përbëhej nga tenistët: Denis Gaba, Alex Prifti dhe Ares Ferhati, shoqëruar nga kapiteni Maksim Prifti.
Në dy përballje, tenistët tanë nuk arritën të mposhtin kundërshtarët për të kaluar në fazën tjetër, duke humbur kështu me rezultatin 1-2 ndaj Gjeorgjisë dhe 3-0 ndaj Danimarkës.
Gjithsesi kjo ishte ekperienca e parë në një format të tillë të rëndësishëm për tenistët tanë të kategorisë U14 ku u përballën me tenistët më të mirë të vendeve respektive.
I urojmë suksese në vijim ekipit tonë!