Ekipi kombëtar i vajzave e ka mbyllur me fitore pjesëmarrjen e parë në kampionatin botëror të tenisit “Billie Jean King Cup” që u zhvillua në datat 15-19 Qershor në Vilnius të Lituanisë.
Ekipi ynë i përbërë nga Gresi BAJRI (C), Kristal DULE, Juna DANI, Brunilda MRRUKU dhe Rea QINAMI arriti të fitojë ndaj ekipit të vajzave nga Ruanda me rezultatin e thellë 3:0.
Me përvojën e fituar, ky ekip premton që do të bëjë një paraqitje shumë më të mirë në të ardhmen duke synuar kalimin e grupit dhe renditjen midis 80 më të mirëve në botë.
(Qershor 2021)