Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“Tenis Korça” dhe FSHT organizojnë “Korça Open 2021”

U zhvillua në datat 29 – 30 Maj 2021 në fushat e Parkut Olimpik në qytetin e Korçës Turneu “Korça Open 2021”, një organizim i “Tenis Korça” dhe FSHT.
Në turne ishin të pranishëm 38 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit nga i gjithë vendi që garuan në kategoritë U18, U16, U10, U9 dhe U7.
Në përfundim të turnet vendin e parë në U18 për djem e meritoi Skerdi HASA i cili mposhti në finale, tenistin Joan KOTI me rezultatin 6-2, 6-1.
Vendin e parë në U16 për vajza e meritoi Amina XHAFERRI, vendin e dytë, , dhe vendin e tretë Lidia METHASANI.
Vendin e parë në U16 për djem e meritoi Eno Hasa i Tenis Teuta, i cili mposhti në një ndeshje shumë të luftuar Dhimitër MINDILI me rezultatin 6-4, 2,6,10/8.
Vendin e parë në U10 për vajza e meritoi Sofi Kita, vendin e dytë, Alisa KRISTO dhe vendin e tretë, Stela MIHALLARI.
Vendin e parë në U10 për djem e meritoi Arbër DANO, vendin e dytë Ares FERHATI dhe në vendin e tretë u rendit Gabriel BODE. Ndeshjet e kësaj kategorie u zhvilluan me sistemin Round Robin.
Për vendin e parë në U9 për vajza u ndeshën Vivien JORGONI e cila mposhti në finale tenisten Debora TRESKA.
Vendin e parë në U10 për djem e meritoi Martin BUSHATI, vendin e dytë Majk QERAMIXHI dhe në vendin e tretë u rendit Mikael QERAMIXHI. Ndeshjet e kësaj kategorie u zhvilluan me sistemin Round Robin.
Një garë interesante u zhvillua tek U7 për djem, ku më të vegjlit garuan me sistemin Round Robin.
Në përfundim, fitues doli Jonis GABA, i ndjekur nga Kleis ROTA dhe Milan KRYEZIU.
Ky event u organizua nën udhëheqjen e drejtorit të TUR eut z. Ervin ROTA dhe gjyqtarit të turneut z. Aiger SULO .
(Maj 2021)