Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Tenis

Еkipi kombëtar U14 stërvitje me trajnerin e shquar Jiri Novak në Çeki

Еkipi kombëtar shqiptar i kategorisë U14 ndodhet në Prostejov të Cekisë nga data 10 Korrik deri më 16 Korrik. Ekipi ynë do të ketë mundësinë të stërvitet me trajnerin e shquar Jiri Novak, ish-lojtar profesionist me renditje nr.5 ATP. Ky kurs trajnimi vjen si bashkëpunim mes Tennis Europe dhe Federatës Shqiptare të Tenisit. Tenistët tanë: Kledi Gaba, Damian Methasani, Ajri Hoxha dhe Emili Bilali do të kenë mundësinë të zhvillojnë mëtej aftësitë e tyre tenistike duke ndikuar në performancën e tyre në kompeticionet e ardhshme. Ekipi shqiptar shoqërohet nga trajneri zyrtar Tedi Kaso përgjatë kësaj eksperience.

Еkipi kombëtar U14 stërvitje me trajnerin e shquar Jiri Novak në Çeki Read More »

Ekipi kombëtar i tenisit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Algjeri

Ekipi Kombëtar i Tenisit ndodhet në Oran të Algjerisë duke u parapërgatitur për ndeshjet në “Lojërat Mesdhetare Oran 2022” që do të luhen gjatë kësaj jave. Ekipi kombëtar shqiptar që merr pjesë në këtë eveniment sportiv përbëhet nga tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini. I urojmë shumë fat tenistëve tanë të cilët me arritjet e tyre gjatë viteve, na mbushin me shpresë për një përfaqësim sa më të suksesshëm të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.

Ekipi kombëtar i tenisit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Algjeri Read More »

Alex Prifti, fitorja e parë në Greqi “Ptolemaida Juniors – Tennis Europe”

Alex Prifti, fitorja e parë e ekipit kombëtar shqiptar në turneun ndërkombëtar në Greqi “Ptolemaida Juniors – Tennis Europe”. Alex Prifti fitoi me rezultatin 7-5, 6-4, 14-12 ndaj rivalit të tij Efthimis Tzimas pas një ndeshje të fortë dhe plot emocion. I urojmë suksese Alex në vijim! Pjesëmarrës në këtë turne për kategorinë U12 janë tenistët shqiptarë: Anjel Hoxha, Enki Hyseni, Alex Prifti, Ares Ferhati, Ditan Mulliqi dhe Arbër Dano nën shoqërimin e trajneres Elda Vukatana.

Alex Prifti, fitorja e parë në Greqi “Ptolemaida Juniors – Tennis Europe” Read More »

Gresi Bajrit i dorëzohet flamuri kombëtar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi

Tenistja jonë kampione Gresi Bajri u përzgjodh si sportistja të cilës do t’i dorëzohej flamuri kombëtar shqiptar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit zj.Evis Kushi në ceremoninë e dorëzimit të flamurit kombëtar për ekipin shqiptar në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Kjo ceremoni u zhvillua në prani të Presidentit të KOKSH z.Fidel Ylli, Kryetarit të Bashkisë Tiranë z.Erjon Veliaj, Presidentit të FSHT z.Ferdinand Sulo, Shefit të Misionit Diplomatik të Algjerisë z.Ridha Nebais, zv/Kryetarit të MAS z.Endrit Hoxha, Sekretarit të Përgjithshëm të FSHT z.Klaus Bardeli, Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH z.Gerti Shima, përfaqësuesve të të gjitha federatave dhe sportistëve pjesëmarrës. Lojërat Mesdhetare Oran 2022 do të zhvillohen në datat 25 Qershor – 6 Korrik 2022. Në këtë eveniment do të marrin pjesë tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini. I urojmë shumë suksese në përfaqësimin e ngjyrave të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.

Gresi Bajrit i dorëzohet flamuri kombëtar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi Read More »

“Tennis Junior Festival – JTI’ në Korçë

Falë mbështetjes së International Tennis Federation nëpërmjet programit “JTI – Junior Tennis Initiative”, Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me klubin Tennis Korça organizuan në qytetin e Korçës Festivalin Veror të Tenisit. Fëmijët e qytetit të Korçës u argëtuan me aktivitetet e organizuara, shumë prej të cilëve patën fatin të luajnë tenis për herë të parë. Ky festival do të pasohet nga shumë të tjerë në qyteta të tjera të Shqipërisë.

“Tennis Junior Festival – JTI’ në Korçë Read More »