U zhvillua sot ceremonia përmbyllëse e Federatës Shqiptare të Tenisit për vitin 2022, me pjesëmarrjen e lojtarëve, trajnerëve, prindërve, gjyqtarëve, anëtarëve të klubeve dhe bordit të federatës. Presidenti i FSHT, z.Ferdinand Sulo hapi ceremoninë duke uruar për një vit të ri të mbarë për federatën dhe lojtarët e saj. Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z.Klaus Bardeli shpalli fituesit e çmimeve, kokretisht: Kategoria “Të rritur”: lojtarja e vitit: Gresi Bajri, lojtari i vitit: Arbër Sulstarova. Kategoria “U18”: lojtari i vitit: Joan Koti, lojtarja e vitit: Gresi Bajri. Kategoria “U16”: lojtari i vitit: Arlis Muka, lojtarja e vitit: Rea Qinami. Kategoria “U14”: lojtari i vitit: Kledi Gaba, lojtarja e vitit: Enki Hyseni. Kategoria “U12”: lojtari i vitit: Alex Prifti, lojtarja e vitit: Anjel Hoxha. Kategoria “U10”: lojtari i vitit: Jonis Gaba, lojtarja e vitit: Deborah Treska. Lojtarët më të mirë të vitit morën edhe dhurata nga sponsori “Sport Pro Al” (@sportproal ), i cili mbështeti realizimin e kësaj ceremonie festive. Gjithashtu u shpallën edhe çmimet “Trajneri më i mirë i vitit” që u fitua nga Maksim Prifti, si dhe “Klubi më i mirë i vitit” që u fitua nga National Sport Park – Tennis Eralb Club. Në këtë ceremoni u shpallën edhe fituesit e çertifikimit të nivelit të parë të trajnerëve “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players Course” sipas Federatës Botërore të Tenisit ku fitues ishin: Juna Dani, Kejsi Lohja, Gresi Bajri dhe Joan Koti. Kjo ceremoni përkoi edhe me mbarimin e Turneut Ekipor që u fitua nga ekipi i “Tenis Korça”(Ivi Selenica, Joan Koti, Dhimitri Mindili, Ervin Rota), pasi mundi në finale ekipin “NSP-Tennis Eralb Club” me rezultatin 2-1. Të gjithë të pranishmit festuan rreth arritjeve të vitit që lamë pas dhe uruan një vi të ri plot suksese në vijim!