“Albanian Bowl 2022”, fituesit U10, U12, U14, U18

Turneu “Albanian Bowl 2022” u mbyll me sukses. Në kategorinë U10 Djem, Morihej DURAKU u shpall fitues me rezultatin 4-3, 4-3 ndaj Martin BUSHATI. Në kategorinë U10 Vajza, fituese u shpall Hana VESELI ndaj Reina SELMANAJ me rezultatin 4-2, 4-3. Në kategorinë U12 Djem, fitues u shpall Alex PRIFTI me rezultatin 6-3,1-6,10/5 ndaj Alen KATANA. Ndësa për vajza në kategorinë U12, fituese rezultoi Learta MUHARREMI nda Enki HYSENI me rezultatin 6-2,6-3. Në kategorinë U14 Djem, Kledi GABA fitoi me rezultat 6-2, 6-2 ndaj Damian METHASANI. Ndërsa po në kategorinë U14 për vajza, fituese me rezultatin 6-3,3-6,10/3 u shpall Meldina MISLIMI ndaj Masa PRIJOVIC. Në kategorinë U18 Djem, Skënder KATANA fitoi me rezultat 6-1, 6-0 ndaj Salidin RAMA. Në kategorinë U18 Vajza fituese u shpall Rea QINAMI me rezulatin 7-6, 6-1 nda Linda DELIU. Ky turne u organizua nga FSHT dhe Shkodra Tennis Club me pjesëmarrjen e tenistëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina. Për më shumë detaje vizitoni: https://courthive.com/t/c4247f32-36d5-4287-8f59-810df076ef52? (Mars 2022)
Antalya 2022, Përfundon kampi stërvitor “12&U Training Camp 2022”

Përfundoi sot kampi stërvitor “12&U Training Camp 2022” për kategorinë U12 nga Tennis Europe në bashkëpunim me International Tennis Federation në Antalia të Turqisë. Në këtë aktivitet morën pjesë 11 ekipe U12 të shteteve të ndryshme të udhëhequra nga Goran Shevchenko. U zhvilluan një sërë ushtrimesh por edhe ndeshjesh miqësore kur u arritën edhe disa fitore nga tenistët tanë. Gjatë javës së parë: Aleks PRIFTI fitoi ndaj Aleksej STOJANOVSKI (MK) 6-2/6-0. Aleks PRIFTI fitoi ndaj Unik RAMADANI (KOS) 6-1 ku ky i fundit u tërhoq. Në doubles: Alex PRIFTI dhe Ares FERHATI fitojnë me rezultatin 2-1 ndaj Unik RAMADANI(KOS) dhe Mahir BUTKOVIC(BIH). Anjel HOXHA fitoi ndaj Nane SARGYSYAN (ARM) me rezultatin 7-6/6-1. Anjel HOXHA fitoi ndaj Anastasija ARSOVSKA (MKD) me rezultatin 2-0. Në doubles: Anjel HOXHA dhe Deniz ÇAKIL (TUR) fituarn me rezultatin 2-1 ndaj dyshes Nane SARGYSYAN (ARM) dhe Maria AZIZYAN (TUR). Gjatë javës së dytë: Aleks PRIFTI fitoi ndaj Aleksej STOJANOVSKI (MK) 2-0. Aleks PRIFTI fitoi ndaj Petar AVETISYAN me rezultatin 2-0. Anjel HOXHA fitoi ndaj Anastasija BOGAVAC (MNE) 2-0. Anjel HOXHA fitoi ndaj Lina NIKOLOVSKA (MK) e cila u tërhoq. Ares FERHATI fitoi ndaj Aleksej STOJANOVSKI (MK) me rezultatin 2-0. Alex Prifti dhe Anjel Hoxha u renditën secili në vendin e 6-të në singles. Pjesë e kampit stërvitor “ITF/Tennis Europe 12&U Training Camp 2022” ishin edhe dy trajnerët e ekipit shqiptar: Elda Vukatana dhe Maksi Prifti. Gjithashtu sot përfundoi edhe “ITF/Tennis Europe 14&Under Development Championships” ku ekipi kombëtar u përfaqësua nga tenistët: Emili Bilali, Enki Hyseni, Kledi Gaba dhe Damian Methasani me trajner supervizor Tedi Kaso. (Shkurt 2022)
Fitorja e parë e ekipit kombëtar shqiptar në Antalia, Enki Hyseni

Enki HYSENI fiton me rezultat 6-3, 6-0 përballë Ayshan KARIMLI nga Azerbajxhani. Fitorja e parë e ekipit tonë në turneun e kategorisë U14 në Antalia të Turqisë. (Shkurt 2022)
Turneu “Adriatic Doubles Cup” në Shkodër mbyllet me sukses

Përfundoi me sukses turneu “Adriatic Doubles Cup” i zhvilluar në Shkodër, me pjesëmarrjen e lojtarëve double nga klube sportive të Shqipërisë dhe më gjerë. Fituese në kategorinë Vajza Doubles u shpallën G.Bajri dhe J.Dani pas një përballje finale me R.Qinami dhe L.Deliu me rezultatin 6-1, 6-2. Ndërsa fitues në kategorinë Djem Doubles rezultuan E.Kollari dhe A.Suka nga Mali i Zi pas një përballje të fortë me A.Sulo dhe T.Kaso që përfundoi me rezultatin 6-4,7-5. (Shkurt 2022)
Shkodra Tennis Club shpallet fitues i Kampionatit Kombëtar Ekipor

Shkodra Tennis Club shpallet fitues i Kampionatit Kombëtar Ekipor. Përballje e fortë dhe plot emocion kjo finale mes klubit “Tennis Eralb Club” dhe klubit “Shkodra Tennis Club” që përfundoi me rezultatin 2-1 për ekipin verior. (Janar 2022)
Lojtarët më të mirë të vitit 2021

Mbyllim vitin 2021 me një sërë lojtarësh të përgatitur dhe presim një 2022 me edhe më shumë suksese. Në eventin e fundvitit të organizuar nga FSHT u shpallën Lojtarët më të mirë të vitit 2021. Në kategorinë U10 lojtarët më të mirë ishin: Ares Ferhati (djem) Anjel Hoxha (vajza) Në kategorinë U12 lojtarët më të mirë ishin: Alex Prifti (djem) Emili Bilali (vajza) Në kategorinë U14 lojtarët më të mirë ishin: Kledi Gaba (djem) Ajri Hoxha (vajza) Në kategorinë U16 lojtarët më të mirë ishin: Eno Hasa (djem) Gresi Bajri (vajza) Në kategorinë Adult lojtarët më të mirë ishin: Arbër Sulstarova (djem) Gresi Bajri (vajza) Trajneri i vitit u shpall Fahrudin Mehmedovic. Lojtarja e vitit u shpall Gresi Bajri. Vlerësime si lojtarë të dalluar morën edhe: Arbër Dano, Ditan Mulliqi, Glora Bushati, Denis Gaba, Enki Hyseni, Damian Methasani, Arlis Muka, Amina Xhaferi, AnaTereza Guli, Juna Dani, Rea Qinami, Skerdi Hasa, Martin Muedini dhe Kristal Dule. Ndërkohë vlerësim si shpresa e vitit morën: Martin Bushati, Kleis Rota, Milan Kryeziu, Jonis Gaba, Aleksia Beta, Vivien Jorgoni dhe Ida Treska. (Dhjetor 2021)
Mbledhja Vjetore e International Tennis Federation, Madrid, Spanjë

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit, z.Klaus Bardeli ka qenë i ftuar në “Conference & Annual General Meeting – International Tennis Federation”. Në një publikim ai shkruan: Mes miqsh, kolegësh dhe partnerësh në Konferencën dhe Mbledhjen Vjetore të Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit në Madrid, Spanjë. Pata kënaqësinë të shkëmbeja ide rreth planeve për të ardhmen dhe zhvillimin e tenisit në Shqipëri, gjithashtu të diskutoja për mbështetjen dhe bashkëpunimin me anëtarë të familjes së madhe të tenisit në mbarë botën.” (Dhjetor 2021)
Shpallen fituesit e “Shkodra Indoor Senior 2021”.

Adrian BLETA shpallet fitues i kategorisë +45, duke mundur në finale Andi BILALI me rezultatin 2-6,6-2 10/5, ndjekur nga Sokol HOXHA dhe Shpetim HOXHA. Senad TAFA rezulton fitues i kategorisë +35, pas fitores në finale ndaj Miron RADOVICKA me rezultatin 6-1,6-3, të ndjekur nga Genci ÇAKÇIRI dhe Adnan SUKA. Në këtë turne morën pjesë 49 lojtarë dhe organizimi ishte ndërmjet FSHT dhe Shkodra Tennis Club, nën drejtimin e z. Alban DANI dhe Dino MEHMEDOVIQ (zyrtarë të turneut) dhe z. Aiger SULO (kryegjyqtar). Rezultatet më të detajuara të turneut mund t’i ndiqni në: https://courthive.com/live/FSHT (Dhjetor 2021)
Takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj

Një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj u zhvillua me objektiv zhvillimin e mëtejshëm të tenisit në vendin tonë dhe rritjen e bashkëpunimit me vendet jashtë Shqipërisë. Të pranishëm në takim ishin Presidenti i KOKSH, z.Fidel Ylli, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima, Presidenti i FSHT, z.Ferdinand Sulo, Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z.Klaus Bardeli dhe Zv.Presidenti i Federatës së Tenisit në Sri Lanka, z.Suresh Subramaniam. (Dhjetor 2021)
Takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi

Një takim me Ministren e Sportit Znj. Evis Kushi u zhvillua sot me përfaqësues të KOKSH, Presidentit z. Fidel Ylli dhe Sekretarit të Përgjithshëm z.Gerti Shima. Të pranishëm ishin Presidenti i FSHT, z.Ferdiand Sulo, Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z. Klaus Bardeli si dhe Presidentit të Komitetit Olimpik, njëkohësisht Zv.Presidentit të Federatës së Tenisit në Sri Lanka, z.Suresh Subramaniam. Në takim u diskutua për përmirësimin e legjislacionit shqiptar për sportin dhe mbështetjen e tenisit shqiptar me strategji zhvillimore. Rëndësi e veçantë ju dha bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Federatës së Tenisit të Sri Lankës. (Dhjetor 2021)