Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Shpallen fituesit e turneut kombëtar “Durrësi Open 2022”

Kledi Gaba rezulton fitues në kategorinë U16 Djem pas fitores 6-4, 7-6(7) në finale ndaj Arlis Muka.
Në kategorinë U12 Djem fitues u shpall Alex Prifti pas finales me rezultat 6-2, 6-2 ndaj Ares Ferhati.
Ndërsa në kategorinë U12 Vajza, Anjel Hoxha u shpall fituese pas finales ndaj Enki Hyseni me rezultatin 6-2, 6-1.
Ky turne i suksesshëm u realizua nën drejtimin e shoqatës “Tennis Plus E&M” dhe Maksi Prifti në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit dhe gjyqtar turne Klejdi Vora.
Urime të gjithë fituesve dhe suksese të mëtejshme tenistëve pjesëmarrës!