Federata Shqiptare e Tenisit

NSP Open II – J60 ITF WTT Juniors Tirana, Rea Qinami kalon në raundin e dytë

Tenistja shqiptare Rea Qinami kalon në raundin e dytë të turneut ndërkombëtar “NSP Open II – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana”- U18, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Rea mundi me rezultatin 6-2, 6-0 tenisten nga Polonia, Xhoanna Xhuli duke kaluar kështu në raundin e dytë në Vajza/Singles. I urojmë suksese në vijim!

NSP Open II – J60 ITF WTT Juniors Tirana, Rea Qinami kalon në raundin e dytë Read More »

Ka përfunduar me sukses turneu “Shkodra Open 2023” për kategorinë ROG

Ka përfunduar turneu “Shkodra Open 2023” për kategorinë ROG i mbajtur në Adriatic Tennis Park i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Pjesëmarrësit në këtë turne përveç nga Shqipëria ishin edhe nga Kosova, Mali i Zi e Anglia të cilët e bën edhe më të veçantë turneun. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: RED VAJZAT Mirabella Lamina Mejsa Karaminxha RED DJEMTE Leart Musai Rei Osmani ORANGE VAJZAT Filimona Radoman Hajdi Hysaj ORANGE DJEMTE Viktor Golovic Blin Papa GREEN VAJZAT Lina Rexha Siara Tola GREEN DJEMTE Floid Kaso Amar Jusufi Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

Ka përfunduar me sukses turneu “Shkodra Open 2023” për kategorinë ROG Read More »

“NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana shpall fituesit

Ka përfunduar turneu ndërkombëtar “NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana i kategorisë U18 Djem/Vajza” i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë gjatë datave 25-30 Shtator 2023. Fitues në kategorinë Djem/Singles u shpall JayJohnson-Hauldren nga Britania dhe finalist Makar Krivoshchekov me rezultatin 6-2, 6-1. Fituese në kategorinë Vajza/Singles u shpall Linea Bajraliu nga Suedia dhe finaliste Xinran Sun nga Kina me rezultatin 7-6(8), 6-4. Fitues në kategorinë Djem/Doubles u shpallën Makar Krivoshchekov dhe David Cristian Carteputreda nga Rumania me rezultatin 6-3, 6-2 ndaj finalistëve Gustav Andersson nga Suedia dhe Balsa Djokovic nga Mali i Zi. Në kategorinë Vajza/Doubles fituese u shpallën Linea Bajraliu dhe Tilda Larsson nga Suedia dhe finaliste Nehir Dogan nga Turqia dhe Mary Sidelnyk nga Ukraina me rezultatin 6-1, 7-6 (2). I urojmë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

“NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana shpall fituesit Read More »

Gresi Bajri kalon në Gjysmëfinale të NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana

Gresi Bajri kalon në Gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana” që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gresi ka kaluar në gjysmëfinalen e Vajzave/Singles pas fitores në çerekfinale me rezultatin 6-3, 6-1 ndaj tenistes nga Serbia, Aleksandra Stevanovic. Në gjysmëfinale tenistja shqiptare Gresi Bajri do të përballet me tenisten Linea Bajraliu nga Suedia. I urojmë Gresit shumë fat në vazhdim!

Gresi Bajri kalon në Gjysmëfinale të NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana Read More »

Skopje Open U14 2023, Alex Prifti arrin në çerekfinale

Alex Prifti arrin në çerekfinale Djem/Doubles në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Skopje Open U14 2023” që po zhvillohet në Shkup, Maqedoni e Veriut. Alex së bashku me bashkëlojtarin nga Çekia Filip Majer do të ndeshen në çerekfinale Djem/Doubles ndaj dyshes kundërshtare Alexander Figurovskiy dhe Mihailo Topic nga Serbia, pas fitores me dyshen maqedonase Marko Avramovski dhe Darjan Panovski me rezultatin 6-2, 4-6,10-6. I urojmë Alex Priftit suksese në vazhdim!

Skopje Open U14 2023, Alex Prifti arrin në çerekfinale Read More »

NSP Open – J30 ITF, Gresi Bajri dhe Rea Qinami kalojnë roundin e parë

Gresi Bajri dhe Rea Qinami kalojnë roundin e parë në turneun ndërkombëtar “NSP Open – J30 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana” i kategorisë U18 Djem/Vajza që po zhvillohet në në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gresi Bajri mundi me rezultatin 6-1, 6-4 tenisten maqedonase Ivana Milkova. Rea Qinami mundi me rezultatin 6-2, 6-4 tenisten Dorien Kappetijn nga Belgjika. I urojmë suksese në vazhdim tenisteve shqiptare!

NSP Open – J30 ITF, Gresi Bajri dhe Rea Qinami kalojnë roundin e parë Read More »

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar Shkodra Open 2023

Është përmbyllur me sukses turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2023’ për grupmoshën 16&U, i cili është zhvilluar në ambientet e Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në finalen e vajzave në Singles fituese doli Xinran Sun nga Kina e cila mposhti tenisten nga Latvija, me rezultat 6-1 6-0. Ndërsa tek djemtë Singles fitues doli Marko Savija nga Serbia arriti ta mposhtë tenistin Nikita Gryibakin nga Estonia me rezultat 6-4 6-2. Tek kategoria Vajza Doubles kampione u shpallën Gloria Levinsky dhe Xinran Sun pasi mposhtën në finale Luisa Fusil dhe Marina Markina me rezultat 7-5 5-2 ret. Ndërsa tek kategoria Djem/ Doubles kampion dolën Marko Savija dhe Pavle Vukosavljevic të cilët mposhtën Marinos Karniatis dhe Luka Lukovac me rezultat 7-5 6-2. I urojmë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar Shkodra Open 2023 Read More »

Turneu “Durrësi Open” shpall fituesit

Turneu “Durrësi Open” shpall fituesit për kategoritë U12 dhe U18 Vajza/Djem. Ky ishte turneu i rradhës i zhvilluar si bashkëpunim i FSHT me Tennis Plus Club në qytetin e Durrësit. Damian Methasani u shpall fitues me rezultatin 6-2, 6-2 dhe finalist Tedi Teferiçi në kategorinë U18 Djem. Arbër Dano u shpall fituese me rezultatin 6-1, 4-1 ndaj finalistit Ares Ferhati në kategorinë U12 Djem. Anjel Hoxha shpallet fituese me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj Anesa Ismajli në kategorinë U12 Vajza. Falenderojmë organizatorin z.Maksim Prifti dhe kryegjyqtarin z.Përparim Zano, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës duke i uruar suksese në vijim!

Turneu “Durrësi Open” shpall fituesit Read More »