Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Mbyllet garimi i tenistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Kristal Dule dhe Martin Muedini nuk kaluan dot raundin e parë pas përballjeve me tenistë me rankim të lartë, ndërkohë tenistja Gresi Bajri u mund në raundin e dytë.
Të pranishëm në Oran të Algjerisë për të ndjekur ndeshjet e përfaqësuesve shqiptarë ishin Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z.Fidel Ylli, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima, Zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit z.Endri Hoxha dhe gjithë delegacioni i KOKSH, trajnerë dhe lojtarë.
I urojmë fat dhe suksese tenistëve shqiptarë në garat e tjera ndërkombëtare!