Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Kristal Dule në finale të “ITA SOUTH REGIONAL CHAMPIONSHIPS” SHBA.

Lojtarja e kombëtares shqiptare Kristal Dule ka vazhduar suksesin në sportin e tenisit në Ligën midis Universiteteve ne SHBA.
Në këtë ligë luajnë shumë nga lojtarët më profesionistë të tenisit në botë ku ndërmjet tyre edhe perfaqësuesja jonë e kombëtares.
Së fundi në “ITA SOUTH REGIONAL CHAMPIONSHIPS” lojtarja shqiptare Kristal Dule arriti në finale me disa fitore që nga roundi i parë deri në finale.
Në roundin e parë arriti të fitojë 6-0 6-0 lehtësisht.
Në roundin e dytë, Kristal fitoi përsëri thellë, me rezultatin 6-0 6-1.
Edhe në gjysmëfinale lojtarja shqiptare Kristal Dule fitoi me sukses 4-6 7-6 ( 3) 7/6 ( 5).
Ndërsa në finale pavarësisht një loje shumë të fortë dhe të ngushtë në çdo game, ajo u mund me rezultatin 5-7 2-6.
(Tetor 2021)