Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course” në Tiranë

Po zhvillohet “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course”, kursi i çertifikimit të trajnerëve Niveli i Parë nga Federata Botërore e Tenisit.
Ky kurs po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park”, nën drejtimin e Vanja Stuhli nga ITF dhe Albi Sulo nga FSHT.
Përgjatë 2 javëve me rradhë, rreth 20 trajnerë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do të zgjerojnë njohuritë dhe do testohen në lidhje me aftësinë e tyre në trajnimin e lojtarëve.
“ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course” vjen në Shqipëri si bashkëpunim mes Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Federatës Shqiptare të Tenisit (FSHT).
I urojmë shumë fat të gjithë pjesëmarrësve dhe suksese në këtë kurs por edhe në aktivitetin e tyre si trajnerë kudo në botë pas këtij çertifikimi.