Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe”

Tenistja e suksesshme e kombëtares sonë të femrave, Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe” në Mal të Zi në kategorinë U16. Shpresojmë që edhe në këtë turne të kemi rezultate të arrira nga Gresi, siç ndodhi dhe javën e shkuar në turneun “Rio Verde Open 2021-Tennis Europe” kategoria U16, në Mal të Zi në datat 12-18 Korrik, ku arriti të dalë në gjysmë-finale në përballje single dhe në finale në përballje double.
I urojmë shumë suksese Gresit në turneun rradhës, ku duket se premton rezultate të tjera të larta. 🏆🇦🇱🎾
(Korrik 2021)