Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Eminent Podgorica U12 Tennis Europe – Anjel Hoxha në gjysmëfinale doubles

Anjel Hoxha në gjysmëfinale doubles të turneut ndërkombëtar “Eminent Podgorica U12 Tennis Europe” në Mal të Zi.
Nga ekipi shqiptar U12 vajza po spikat Anjel Hoxha me 4 fitore në 5 ndeshje të luajtuara, ku në raundin e parë Vajza/Singles mundi me rezultatin 6-2, 6-4 tenisten Aiyari Kuanshaliyeva nga Kazakistani, duke pësuar një humbje me rezultatin 7-5, 3-6, 3-10 ndaj tenistes malazeze Iva Camaj, për të vazhduar me fitore në raundin e tretë me rezultatin 6-0, 6-4 ndaj Natasza Kleszcz nga Polonia.
Në përballjet Doubles Anjel Hoxha së bashku me kolegen armene Margarita Ter-Grigoryan fitoi ndaj dyshes Stasa Globarevic nga Mali i Zi dhe Eliza Murtezani nga Maqedonia e Veriut, po ashtu edhe ndaj dyshes tjetër nga Kosova Diella Latifaj dhe Reina Selmanaj me rezultatin 6-3, 6-2.
Sot në gjysmëfinalen doubles për vajza, Anjel Hoxha do të përballet me Maria Petrache Bozu nga Rumania dhe Maria Prokopenko.
I urojmë shumë suksese në vijim!