You are currently viewing Ares Ferhati, Anjel Hoxha dhe Alex Prifti fitues në “CHERRY CUP SKOPJE 2021”

Ares Ferhati, Anjel Hoxha dhe Alex Prifti fitues në “CHERRY CUP SKOPJE 2021”

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, u zhvillua turneu ndërkombëtar “CHERRY CUP SKOPJE 2021”.
Në këtë turne morën pjesë rreth 150 fëmijë nga Maqedonia e Veriut, Austria, Bosnje Herzegovina, Kosova, Serbia dhe Shqipëria.
Tenistët e vegjël, Ares Ferhati, Anjel Hoxha dhe Alex Prifti bënë një paraqitje mjaft të mirë duke triumfuar si fitues në kategoritë përkatëse, konkretisht Ares Ferhati, fitues i vendit të parë në kategorinë U10/djem, fitues në kategorinë Mix-double U10 dhe gjysëm-finalist në kategorinë U11/djem. Aleks Prifti fitues në kategorinë U11 dhe Anjel Hoxha fituese në kategorinë U10/vajza.
(Qershor 2021)
Ndaje me miq