Federata Shqiptare e Tenisit

Arbër Dano dhe Ares Ferhati në Gjysmëfinale të përballjeve Doubles

Arbër Dano dhe Ares Ferhati kalojnë në Gjysmëfinale të përballjeve Doubles në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” 14& Under, Antalia,Turqi.
Dyshja e tenistëve shqiptar ka mundur në çerekfinale dyshen Benjamin Demirovic dhe Andrija Martinovic nga Bosnja e Hercegovina me rezultatin 6-4, 3-6, 10-8.
Arbër Dano dhe Ares Ferhati do të ndeshen me Marko Aleksovski dhe Aleksej Stojanovski nga Maqedonia e Veriut për të kapur finalen Doubles Meshkuj të javës së parë të këtij kompeticioni.
Ndërsa në përballjet Doubles Femra, tenistet shqiptare Anjel Hoxha dhe Glora Bushati janë mundur me rezultatin 6-2, 6-3 nga dyshja Viktoria Nanava dhe Nana Shevardnadze nga Gjeorgia.
Në përballjet Singles Meshkuj, Arbër Dano është mundur nga malazezi Petar Stankovic m rezultatin 6-3, 6-4 dhe Ares Ferhati është mundur nga maqedonasi Marko Aleksovski me rezultatin 6-3, 6-0.

I urojmë shumë suksese në vazhdim ekipit tonë U14!

Ndaje me miq