Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Plus Club, përmbylli me sukses turneun “DURRËS TOURNAMENT 2026”, i zhvilluar gjatë datave 3-4 Tetor 2026, në qytetin e Durrësit.
Turneu u zhvillua në kategoritë U12 dhe U18, për vajza dhe djem, duke sjellë në fushat e tenisit të rinj të apasionuar pas këtij sporti dhe duke ofruar një tjetër mundësi të rëndësishme për garim dhe zhvillim.
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit dhe finalistët për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, trajnerët, prindërit dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij turneu.







