Jonis Gaba kualifikohet në gjysmëfinalen e Boys Singles U12 dhe finalen e Boys Doubles në turneun prestigjioz ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2026” – Category 2, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë.
Tenisti i ri shqiptar siguroi vendin në gjysmëfinale pas një çerekfinaleje spektakolare, ku mposhti kazakun Arseniy Gorbach me rezultatin: 6-7, 7-6, 12-10.
Ndeshja e gjysmëfinales do të zhvillohet nesër ndaj italianit Vito Castellano, ku Jonis Gaba do të kërkojë një tjetër fitore për të siguruar një vend në finalen e turneut.
Një paraqitje fantastike deri tani për Jonis Gabën, i cili ka siguruar finalen edhe në përballjet Doubles, ku luan së bashku me lojtarin Andreas Gregoriou nga Qipro.
Federata Shqiptare e Tenisit i uron Jonisit shumë sukses në gjysmëfinale dhe e përgëzon për këtë paraqitje të jashtëzakonshme në një prej turneve të rëndësishëm të Tennis Europe për grupmoshën U12.
