Federata Shqiptare e Tenisit

Turneu Ndërkombëtar ITF “NSP Open J60” në Tiranë

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors J60 “NSP Open”, i cili u zhvillua nga 20 deri më 27 shtator 2025 në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort”, në Tiranë.
 Turneu për grupmoshën U18 mirëpriti talente të rinj nga shumë vende të botës, të cilët garuan në disiplina singles dhe doubles, për djem dhe vajza.
🏆 Fituesit e kategorive kryesore ishin:
🎾 Boys Singles U18
Christian Pizzolante (ITA) mposhti Jules Rimbaud
(FRA) me rezultatin 7-5, 6-3.
🎾 Girls Singles U18
Fang Yushang (CHN) mposhti Elisabetta Allegra (ITA) me rezultatin 6-2, 6-3.
🎾 Boys Doubles U18
LorenzoDe Vizia / ChristianPizzolante (ITA) fituan ndaj Artem Golikov / YahavMeresse (ISR) me rezultatin 6-2, 6-2.
🎾 Girls Doubles U18
Fang Yushang (CHN) / Elisabetta Allegra (ITA) fituan Marina Markina (LAT) / Kristyna Prikrylova (CZE) me rezultatin 6-2, 7-5.
 Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe shumë suksese në garat e ardhshme!

Ndaje me miq