Martin BUSHATI arrin në finale të kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles” që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.
Tenisti shqiptar Martin BUSHATI së bashku me bashkëlojtarin nga Mali i Zi, Matija STANKOVIC fituan me rezultatin 7-6(4), 6-3 në përballje me dyshen Bogdan-Vasile CARAUS nga Moldavia dhe Javid MAMMADLI nga Azerbajxhani.
Kjo fitore i siguroi kalimin në finale të këtij kampionati ku do të përballen me Giorgi KINTSURASHVILI nga Gjeorgjia dhe Berke VITER nga Turqia.
I urojmë fitore dhe suksese të tjera Martinit!